Brenda disa ditësh hapet ambasada amerikane në Jeruzalem

Kur mbeten vetëm disa ditë nga hapja e ambasadës së re amerikane në Jeruzalem, përfaqësia diplomatike bëri ndryshime në llogarinë e saj në twitter për të pasqyruar lëvizjen nga Tel Avivi.

Në një postim në twitter sot ambasada i referohej vendodhjes së saj të ardhshme, Jeruzalemit.

Pavarësisht nga problemet e pashmangshme të zhvendosjes, ambasada është planifikuar të hapet të hënën, duke përmbushur kështu një premtim të fushatës së presidentit amerikan Donald Trump për ta lëvizuar ambasadën në Jerusalem.

Ky hap përbën njohjen nga ana e SHBA-së të Jeruzalemit si kryeqytetin e Izraelit, një vendim që i kënaqi izraelitët dhe zemëroi palestinezët.

Presidenti Trump nuk do të marrë pjesë në ngjarjen që shënon hapjen e ambasadës së re, por administrata e tij do të përfaqësohet nga zëvendës sekretari i Shtetit John Sullivan, sekretari i Thesarit Stiven Mnuchin, vajza e presidentit, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Jared Kushner. (VOA)

Comment

*