Brezi më i ri shqiptar në skenën e Carnegie Hall

Rea Lynn Kondi

Rea Lynn Kondi

Julika Prifti

Nga shakate e para qe mesova kur erdha ne Nju Jork ishte barcela e nje violisti te madh te cilin nje turist e pyeti sesi shkohet ne sallen e famshme Carnegie Hall. Violinisti i cili nuk ishte pranuar te luante aty u pergjegj me seriozitet: Duke u praktikuar shume!

Ne te vertet kjo ishte njohja ime e pare me skenen e koncerteve Carnegie Hall.

Meqe fati e solli qe te jetoj shume prane pallatit te muzikes, mund te vendos te shkoj ne nje shfaqje aty edhe vetem 15-20 munita para fillimit te saj. Nga dera e shtepise hyj tek dera e Carnegie pa me ndaluar as bora, as shiu, as vapa, as zagushia.

Kur isha aty per here te pare per koncertin e orkestres filarmonike te Vjenes, para syve me shfaqej dhoma e ndjenjes ne Tirane e mbushur plot si ne nje teater te vogel. Cdo fillim viti vinte daja i mamit, Zoi Xoxa me gruan e tij Lenin, vinte Agron e Bujar Aliaj me bashkeshortet e tyre, vinin shoqet e Loretes e te miat meqe aparatet televize ishin ende te rralle ne fundin e viteve 1960.

Cfare kenaqesi te ishe ne ate salle me kolltuqet prej kadifeje te kuqe e atij tavani me gdhendje e flori si ne antikitetin romak. Shpejt aty pashe te luajne filarmonia e Filadelfise, e Bostonit, e Berlinit, e Moskes, e Leningradit e shume te tjera.

Kur ‘zbulova’ se aty jepeshin koncerte per familjet, ku lejohej te vinin femije nga mosha 2–12, pata kenaqesine te shkoj me mbesen time dhe te shikoja muzikes klasike te përjetuar prej saj. Nuk mund te heq nga kujtesa duartrokitjet entuziaste te vogelushesh topolake e gëzimin e madh qe ndiente nga tingujt e muzikes.

Deshiroja qe mbesa ta cmonte e ta vleresonte kete institucion te famshem sa edhe une. Disa nga shfaqjet e repertorit te Carnegie si e Filarmonia e Vjenes, Korri i Djemve Vieneze, e Nju Jork Pop hyne edhe ne ‘traditen e re’ te repertorit tone.

Per mua nje vend si Carnegie ploteson nje zbrazeti intelektuale. Emigrimi s’ndihet shume i rende kur disa vende jane “te tuat” dhe jane bere pjese e vetes tende. Emigrimi nuk eshte i lehte sepse largohesh jo vetem nga shtepia, nga dhomat e njohura e te mbushura me kujtime, nga librat e preferuar, nga rruget me aromen e mimozave apo te manjolave, te pishave apo te blirit, qe kundermosin tek shkon ne pune a ne shkolle ose kthehesh ne shtepi duke biseduar me shoke a shoqe. Aty ke lene zakonet, traditat, gjuhen, shakate e humorin, kenget e melodite e cdo stine.

Kur mbesa filloi te mesonte trombonen, ne shpesh pyesnim veten se pse e zgjodhi ate instrument frymore te gjate. Ne familje jemi adhurues te muzikës, veç asnjeri nuk ka marr persiper te luaj instrumente. Por fati e solli qe Rea luajti me sukses me banden frymore te shkollës UNIS ne Carnegie Hall ne festivalin e orkestrave te shkollave te mesme, diten e diel, me 28 janar 2017.

Mbesen e kam pare te dale ne skene me grupin e tap dance veçse nuk e imagjinoja se nje dite ajo do te ngjitej ne ate skene ku kane interpretuar kolose te muzikes, ku une tashme ndihem si ‘e shtepise’ dhe ku une dhe ajo kemi duartrokitur si spektatore aq shume muzikante te talentuar. Duartrokitjet per ekzekutimin e bandes frymore ishin te shumta, por mua mu duk se ato te gjyshit e gjyshes se Reas ishin me te ndjerat.

Ne Shqiperi ishim mesuar te duartrokisnim pas shfaqjeve te dramave, komedive, apo shfaqjes se filmave te babait. Ne Amerike po duartrokisnim shfaqjet e brezit me te ri.
Nga gjyshi tek mbesa shtrihen 70 vjet, por arti i ‘shkrin’ brezat dhe njeh vetem artistet, veprat e te cileve i perkasin botes.

IMG_20170122_153040834

Naum dhe Rina Prifti me Rea Lynn Kondi

Naum dhe Rina Prifti me Rea Lynn Kondi

Comment

*