Britania kundërshton ndryshimin e kufirit mes Kosovës e Serbisë

Prishtinë, 9 gusht 2018 – Britania e Madhe është kundër ndryshimit të kufirit me Kosovës e Serbisë.

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka thënë se thirrjet për ndryshim të kufijve në Ballkan mund të shpien në destabilizim.

“Ne besojmë se thirrjet për modifikim të kufijve nacionalë mund të jenë destabilizuese,” ka thënë ambasada britanike, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Ashtu siç kemi qenë gjithmonë të qartë, normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është vendimtar për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e të dyja vendeve dhe rajonit në tërësi”, thuhet më tutje në përgjigje.

“Qeveria britanike beson se kjo duhet të jetë bazë të njohjes së vendeve të pavarura brenda kufijve të tashëm. Ne vazhdojmë ta mbështesim dialogun të lehtësuar nga Bashkimi Evropian me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme me të cilët përfitojnë të dy vendet”, përfundon ambasada britanike në Prishtinë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, këmbëngul për “korrigjim” të kufirit mes Kosovës e Serbisë. Ai ka thënë se është kundër ndarjes së Kosovës dhe aotonomisë së serbëve në veri të Kosovës, por për bashkim të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit me Kosovën.

(Amra Zejneli-Loxha, REL)

One Response to “Britania kundërshton ndryshimin e kufirit mes Kosovës e Serbisë”

Read below or add a comment...

  1. dashamiri dr says:

    Destabilizim karkojn politikanet shqiptar.THACK PARA SE TE NENSHKRUANTEBMAR C’MARRVESHJEN DUHE TAMONTR POLITIKANETBKOSOVSRE EVSHQIPTARE,ME GJETE NJE MODUS OSDE TE KERKOTE MENDIMIN E PARLAMENTITR.
    Je president por Kosovar nukbeshte e jotja
    Kosovaret ngatrrohen me nmri terrine.
    Konfrencen e humanist we thick nuk e nmef.
    Aka vuri bazatve vet vendosjes kosoves e rrafshit Dukagjite.
    zDisa NBA atavqe nenshkruen resolute e bujanimt kembngjlnin ne
    Zbatimin e saje. V’ka bate Ptizren 45
    !????????Disa pa u be viti I nenshkrimit shkuen dhe firmeset me u bashkure.me serbine,
    Nje patriot u than ”me mire mos T’a kisfit nenshkruare do ju kishin vra 10-15 veta,e vjen koha
    Qe do Vritten shame fishes,?????
    Thai te dorzojnbdetyre,kuvendi emrojn presidetin
    Kosovar te rind ne kufite e AtisaariteAnglia,gjermania.ambasadori Austria Kane te drejte
    Ski ndryshim,ska ndarjr”shenimin” e kufirite thick Ta mbajn ne xhep?????

Comment

*