Bronks, Nju Jork: Përkujtimore për 100-vjetorin e lindjes së Musine Kokalarit

Musine Kokalari, simboli i sakrificave të vajzave dhe grave në diktaturë

 

Beqir Sina

BRONX NY : Me rastin e 100 Vjetorit të Lindjes së Heroinës sonë kombëtare Musine Kokalari, Organizata e Gruas The Women’s Organization “Hope & Peace” me mbështetjen e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës “Vatra” organizojë të shtunën – 11 shkurt 2017- një Sesion Përkujtimor kushtuar jetës dhe veprës së Martires Musine Kokalari.

Për të kujtuar me këtë rast Musine Kokalarin, themeluesen të partisë social-demokrate shqiptare, e konsideruar si rilindsja e fundit dhe e persekutuar për 4 dekada nga regjimi komunist.

Simposiumi – “T’isha një Lule 1917 – 2017 – 100 – Vjetori i Lindjes së Musine Kokalarit”, tha zonja Dajçi, organizatorja e aktivitetit, kushtuar Musine Kokalari, është për një figurë shumë dimensionale, të gruas shqiptare, e cila duhet t’u shërbejë brezave të rinj në Shqipëri, si shembull i qëndresës, guximit, ndershmërisë dhe një formimi të thellë kulturor.

Zonja Dajçi, gjithashtu foli edhe për qëndrimin ndaj të persekutuarve politikë në Shqipëri. Ajo tha se ka ardhur koha që Shqipëria, të drejtohet nga shtresa e të persekutuarve.

“Tranzicioni i gjatë dhe me shumë problemeve të mprehta në vend sipas saj, janë pasojë e lënies jashtë pushtetit të atyre që u përndoqën dhe u vranë gjatë regjimit 50 vjeçar komunist” theksojë ajo.

Në këtë siposium u mbajtën disa kumtesa – nga veprimtar të dalluar të komunitetit, gazetar, jurist dhe poet, shkrimtar, ish të burgosur politik, gjatë regjimit të Enver Hoxhës, studente në universitetet amerikane, por edhe disa prej përfaqësuesve të familjes Kokalari, të cilët vlerësuan Musine Kokalarin, jo vetëm si patriote, politikane e letrare, por edhe si një emblemë të qëndresës ndaj regjimit komunist.

Dosja e parë e hapur e krimeve te Komunizmit ishte ajo e Musine Kokalarit, e cila, u tha se u bë me kërkesën për pastrimin e kësaj figure.

Nderkohë, që edhe familjarët e Kokalarit, të pranishëm në këto aktivitet me rastin e 100 vjetorit të lindjes së saj – kan thënë se kjo është një dhuratë e pazakontë, që po i bëhet asaj me rastin e 100 -vjetorit të lindjes. ‘Pra, tani eshtë momenti që ajo të rreshtohet ndër figurat më të shquara të kombit tonë”, ka deklaruar Familja Kokalari.

Në cilësinë e Kryetarit të Vatrës, Dr Gjon Bucaj – dhe njëhereshit të mikë pritësit, foli për rëndësinë e madhe, që ka pikërisht sot, kujtimi i kësaj figure poliendrike, siç është ajo e Musine Kokalarit.

Më pas ka folur mbesa e Heroinës Musine Kokalari – Znj. Artemis Kokalari Castilo, e cila kishte udhëtuar që nga larg nga Virgjinia për të qenë e pranishme, në Shtëpinë e Vatrës, në këtë Simposim Perkujtimorë – me rastin e 100 Vjetorit të lindjes së Musine Kokalarit.

Në emër të shtetit shqiptar, Simposiumin përkujtimorë e përshëndeti edhe Ambasadoria e Republikës së Shqipërisë pranë Misionit të Përherëshëm në OKB, znj. Besiana Kadare, duke vlerësuar e kujtuar Musine Kokalarin.

Ndërkohë, që Ambasadorja e Republikës së Kosovës në New York znj. Teuta Sahatqija, dërgoi një mesazh përshëndetës.

Poeteia dhe humanistia e njohur znj. Rita Saliu – nga Rohd Island, e cila merr pjesë pothuajse në shënimin e çdo ngjarje në komunitet së bashku me bashëshortin e saj z. Adem Saliu, është edhe njëra prej organizatoreve kryesore të kësaj veprimtarie, e cila lexoi një kumtes të përgatitur prej saj, por edhe një poezi enkas kushtuar Musine Kokalarit, shkruar po prej saj.

Kryetarja e Shoqatës së Gruas Shqipëri – Kanada, znj. Remka Huruglica, në këtë veprimtari të mbajtur në Selinë e Vatrës, erdhi me një kumtesë të rendesishme, që u ndoq me shumë interes nga të pranishmit. Zj. Huruglica, gjithashtu, u nderua me Medaljen e Mirenjohjes nga Organizata “Hope & Peace”, për punën e saj të suksesshme humanitare në Toronto.

Znj. Enit Kokalari Lulushi – pjestare e familjes Kokalari, e cila mbajti edhe protokollin e këtij takimi historik, dhe, të rëndësishëm, foli në detaje për dokumentarin, i cili kishte një montazh skenik, të realizuar nga gazetari Dritan Haxhia, duke shfrytëzuar edhe disa dokumente të arkivës së Vatrës.

Enit Kokalari Lulushi, me anë të video projektorit, paraqiti para auditorit disa dokumenta orgjinale të asaj kohe, çertifikat lindje origjinale, deftesë shkolle në Itali, një raport të shërbimve sekrete amerikane, të cilat shfaqeshin për her të parë, ku pasqyrohej e gjithë jeta, krijimtaria dhe gjithë potenciali intelektual dhe patriotik i disidentes se parë femër shqiptare, që sfidoi diktaturën komuniste në Shqipëri Musine Kokalari.

Fjalën kryesore, duke u drejtuar edhe me një faleminderim të veçantë secilit që dha një kontribut për përkujtimin e 100 vjetorit të lindjes së Musine Kokalarit, e mbajti ideatorja dhe inisiatorja e kësaj veprimtarie Znj. Mimoza Dajci.

“Së pari dëshiroj t’ju falënderoj, medien për interesimin e treguar në vlerësimin e figurës shumëdimensionale të martires së deomkracisë, Musine Kokalari: Zëri i Amerikës, televizionet e komunitetit, Albanian Culture – Adem Belliu, TV21- Halil Mula, Gazetën Dielli, dhe editorin Dalip Greca, gazetën Illyria – Vehbi Bajrami, Gazetën Bota sot, dhe Televizionin e Ramiz Muja,” tha zonja Dajçi.

Ajo tha më pas se :’Kjo figurë, emri dhe vepra, kurajoja dhe kontributi, meritojnë një vëmendje dhe vlerësim të veçantë. Ky përvjetor nuk mund të kalonte as këtu në SHBA pa atë interesim që është në një farë mënyre një mirënjohje e jona për gjithçka bëri ajo grua e kurajshme, ajo idealiste që nuk u step në realizimin e aspiratave të saj as para represionit dhe mizorisë së diktaturës. Organizata jonë e Gruas “Hope & Peace” në New York ose “Shpresë dhe Paqe”, ku si bashkëthemeluese është edhe Znj. Merita Shkupi, morëm inisiativën për të përkujtuar 100-vjetorin e lindjes së Musine Kokalarit.

Në mënyrë që kjo veprimtari të na dalë sa më mirë dhe me nivelet që kërkon koha, e denjë për këtë emër dhe këtë vepër guximi dhe krenarie, puna organizative zë fill katër muaj më parë. Gjithçka nisi me krijimin e një grupi pune, i cili do të merrej me hartimin e platformës dhe realizimin e çdo komponenti përbërës të kësaj strukture organizimi. Në këtë grup pune përfshimë personalitete të njohura shqiptare nga fusha e letërsisë, historisë, artit dhe gazetarisë, si dhe poeten dhe humanisten e njohur, Rita Saliu, shkrimtaren Eglantina Mandija, e cila në krijimtarinë e saj ka shkruar shumë për heroinën Musine Kokalari. Gjithashtu në këtë organizëm veprues, vlerësojmë pjesëmarrjen e veprimtares së njohur, Merita Shkupi, gazetares dhe autores së “Hymnit të Nënë Terezës”, Dijana Toska, publicistes dhe gazetares, Elida Buçpapaj, gazetarit dhe ish-të persekutuarit politik, Beqir Sina, studiuesit dhe historianit ish-të persekutuar politik, Agron Alibali, violinistes me famë botërore, Suzana Nehani Bezhani, balerinës, Tatjana Petrela, pianistes, Elona Muça, aktivistes, Violeta Mirakaj, Dia Saraçi, Lindita Semanjaku, etj… Në mënyrë që gjithçka të funksiononte sa dhe si duhet me të gjithë anëtarët e këtij grupi pune kemi patur takime dhe konsultime të herëpashershme, këtu në në New York, me disa të tjerë që jetonin më larg kemi zhvilluar “Conference Call”.

Në fund Zonja Djaçi, tha se me hapat vijues, sipas asaj platforme ne u drejtuam Fedaratës Pan Shqiptare, “Vatra” në New York, ku u pritëm nga Presidenti i saj, Dr. Gjon Bucaj, i cili e mirëpriti iniciativën tonë dhe shprehu gatishmërinë për të na mbështetur duke na ofruar ambientet e “Vatrës” për zhvillimin e aktivitetit.

“Dhe, me këtë rast ne e falënderojmë Dr. Buçaj, për përkrahjen që na afroi” tha ajo.

Më pas ka përshëndetur, veprimtarinë, edhe ish e persekutuara politike Znj. Drita Çarçani.

Përkujtimin në selinë e Vatrës – në Bronx Nju Jork, të 100 vjetorit të lindjes së Musine Kokalarit, me një fjalë të shkurtër dhe një poezi ku dënohej regjimi i Enver Hoxhës, dhe pasardhësit e tij sot, në Shqipëri, e ka bër edhe ish i burgosuri politik, Pëllumb Lamaj, i cili tha se “politikanët e sotëm në Shqipëri, ende nuk i kanë dënuar krimet e komunizmit dhe se ata janë per ironi të fatit në pushtet edhe sot, që ne po përkujtojmë këtë figurë të madhe të desidencës shqiptare”.

Zoti Lamaj, i cili jeton në shtetin Nju Xhersi- SHBA, është arrestuar në moshën 14 vjeç dhe ka vuajtur 11 vjet në burgun e tmerrshëm të Spaçit- Shqipëri.

“Ky është këndvështrimi i ri, që po sjell me rastin e 100 Vjetorit të Lindjes së Musine Kokalarit, Simposiumit Përkujtimor, tha juristi Agron Alibali, duke folur për disidenten dhe figurën e shquar shumë dimensionale të Musine Kokalarit, por dhe të gruas shqiptare të atyre viteve, si dhe figuarve të tjera në kohën e Mbretërisë Shqiptare Mbretit Zogu i I-, të cilat rregjimi i Enver Hoxhës, mizorisht i pushkatoi, burgosi, interrnoi dhe presekutoi për 46 vjet, të sundimit të tij, komunist”

Tomë Mrijaj, autor i disa librave, dhe njëkohësisht, autori i librit “Marie Shllaku”, një shtatore për antikomunisten që luftoi për Shqipërinë etnike, duke folur për disidenten Musine Kokalari, tha se ajo siç ishte Zhan D’Arka franceze… dhe si Marie Shllaku, përçojnë mesazhe uniteti, që duhet të jenë, sot frymëzim ndaj të gjitha brezave, sidomos të rinjëve, por edhe të politikanëve tanë, se si luftohet dhe kontribohet për Atdheun tonë – Shqipërinë Etnike.

Mirijaj, tha se :’S’mjaftojnë, këto përkujtime, solemnintete, apo akademi perkujtimore, apo dekorata për të venë figurën e Musine Kokalarit, atje ku e ka vendin e saj, por, duhet shumë më tepër, se sa edhe hapja e dosjeve, duhet kërkuar falje për ato krime që ju bënë shqiptarëve, dhe dikush duhet dënuar e mbajë përgjegjësi”.

Musineja, tha ai duhet të shërbej si pikë kthese, reflektimi të shoqërisë sonë… që të duam kombin, të duam vet-veten, të çmojmë lirinë, të njohim të kaluarën, të ndryshojmë të tashmen, dhe natyrisht që të jemi të përgjegjshëm për të ardhmen tonë dhe të vendit tonë Kombit Shqiptarë”.

Zonja, Dr. Liliana Pere, Misionare e Paqes, Këshilltare nderi i e Misionit Diplomatik të Paqes dhe Prosperitet, kryetare e Organizatës Botërore të Gruas Shqiptare, nderojë me një çertifikat Mirënjohje, Musine Kokalarin, të cilën familjes ja dorzojë Poeteia dhe Humanistia e njohur, nga Kosova, në SHA, znj. Rita Saliu.

Më pas u lexuan nga intelektualja Violeta Mirakaj, pjanistja Elona Muca, dhe stilistja Dia Saraci, disa materiale të veçanta për Musine Kokalarin, perzgjedhur nga studies, hulumtues, historian, gazetar dhe poet e shkrimtar

Në fund në emër të familjes Kokalari, Znj. Evi Kokalari, ka faleminderuar në mënyrë të veçantë Organizatën e Gruas The Women’s Organization “Hope & Peace”, zonjën Mimoza Djaçi, dhe mbështetjen e pa kursyer të Federatës Pan Shqiptare të Amerikës “Vatra”, që organizuan këtë Sesion Përkujtimor kushtuar jetës dhe veprës së Musine Kokalari.

Ajo gjithashtu, përgëzoi dhe permendi angazhimin familjar si edhe faleminderoi folësit, por edhe pjesmarrësit, të cilët treguan me të vërtet një vemendje dhe klas të jashtëzakonshëm, për të ndjekur me vëmendje, dhe dhënë me këtë rast, një respekt të veçant, figurës së desidentes së parë shqiptare, Musine Kokalarit.

Znj. Evi Kokalari, ftoi më pas përzemërsisht të gjithë të pranishmit, që të merrnn pjesë në koktelin e familjes Kokalari, me trotën “T’isha një Lule 1917 – 2017 – në Përkujtim të 100-vjetorit të lindjes së Musine Kokalarit.

16711642_1381369895261260_5493811647652033521_n 16708314_1381369405261309_3199078515084032590_n 16729064_1381367405261509_3447484979115259693_n 16730128_1381365868594996_1210232817131062430_n 16730175_1381365835261666_3433136568226803175_n 16708209_1381365798595003_3224354330098479888_n 16708565_1381365705261679_279505858993406904_n 16708608_1381365135261736_8239048189296600828_n 16640770_1381364955261754_3932676644966838636_n 16700546_1381363015261948_7540560330195859642_o 16708339_1381361385262111_566543566694607724_n

Comment

*