Brooklyn stoliset me flamuj kuqezi me rastin e Ditës së Flamurit

Flamujt kuqezi me shqiponjën e zezë dykrenare janë vendosur nga Shkumbin Hasangjekaj dhe Shkumbin Balidemaj në një nga rrugët kryesore të qytetit Brooklyn, Bay Parkway ku jetojnë shumë shqiptarë.

 

Nga Beqir Sina

BROOKLYN, NYC –(21 nëntor, 2020): Një nga lagjet më të mëdha të New Yorkut, Brooklyn i është bashkuar me rastin e festës kombëtare të shqiptarëve, festës së Pavarësisë së Shqipërisë – 28 Nëntorit, për herë të pestë, në stolisjen e shtyllave të rrugëve me flamuj kuqezi.

Edhe këtë vit në Brooklyn, Flamujt kuq e zi me Shqiponjën e zezë dykrenare janë vendosur, me inisiativën dhe kontributin e dy Vuthjanve në Nju Jork, Shkumbin Hasangjekaj dhe Shkumbin Balidemaj, në një nga rrugët kryesore të qytetit Brooklyn, dy anët e rrugës në bulevardin Bay Parkway, ku jetojnë shumë familje shqiptare, nga Shqipëria, Kosova dhe trevat shqiptare.

Zbukurimet e “kryeqytetit” të ri të Shqiptarëve të Amerikës, Nju Jorkut, po bëhen tashmë, dekadën e fundit traditë në muajin e pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntorit, jo vetëm në të gjithë shtëpitë klubet, e lokalet e shqiptarëve, makinat e tyre, po edhe në disa prej rrugëve e shesheve ku shqiptarët banojnë me shumicë, Bronx, Staten Island, Queens, Brooklyn, e tjer.

Kështu që lajmëtarët e festës së pavarësisë së Shqipërisë, Flamujt kuq e zi, me Shqiponjën me dy krena, janë kudo në qender të qyteteve të Nju Jorkut, me flamujt kuqë e zi.

Në Bronx, segmenti e rrugës që mbanë emrin Nëna Tereses ” Lydig Avenue dhe Hollanda Avenue,” Avenyja e famshme “Arthur Avenue”, si edhe anët e rrugëve që kanë shumë biznese e dyqane shqiptare, si në “Morris Park”, “Huge Avenue”, “187 Street”, “William Bridge”, “Pelham Park”,etj.

Në ishullin Staten Island gjithë këtë javë, janë lajmëtarët e festës së pavarësisë, për të stolisure me flamurin kuq e zi, bulevardin e njohur Hylan Blvd. Ndërkohë, që edhe kompani argëtimi, shoqatat e arganizatat e komunitetit, klubet e tyre, kanë ditë që kanë nisur përgatitjet për mbrëmjet festive.

Përkrah këtyre flamujve, në shenjë falenderimi ndaj SHBA-së për kontributin e saj për Kosovën e çështjen shqiptare valëviten edhe flamujt kuq e zi përkrah me flamujt amerikanë, në çdo shtyll.

“Kjo i jep bashkësisë shqiptare, këto ditë feste edhe një ndjenjë tjetër të krenarisë sonë kombëtare, kur për të parë këto flamuj kuq e zi – duke u valëvitur, përkrah flamurit amerikan si një falenderim për atë çfarë kanë bërë për ne Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Këshilltari i Bashkisë së Nju Jorkut, zoti Mark Gjonaj.

Sipas Gjonaj, jo zyrtarisht në zonën e Tri-Shtetshit, mendohet se janë mbi 250.000 shqiptarë dhe afërsisht 100,000 jetojnë në lagjet Bronx, Kuins, Bruklin dhe Staten Island në Nju Jork.

“Është e rëndësishme për shqiptarët që të vazhdojnë për të festuar kulturën dhe trashëgiminë e tyre,” ka deklaruar Gjonaj.

One Response to “Brooklyn stoliset me flamuj kuqezi me rastin e Ditës së Flamurit”

Read below or add a comment...

  1. Sali Bollati-Çam Shqiptaro Amerikan says:

    Vetem AMERIKA E BEKUAR NGA ZOTI] qendron si kurdohere Prane SHQIPTARIZMES SE VERTETE!
    Ndjehemi KRENARE SI SHQIPTARO AMERIKANE te GJITHA TROJEVE ETNIKE SHQIPTARE!!

Comment

*