Bujar Osmani emërohet shef i grupit për negociata me BE-në

Shkup, 16 korrik 2018 – Bujar Osmani, zëvendësministër në Ministrinë për Çështje Evropiane, do të jetë negociatori politik dhe shef i delegacionit shtetëror për negociata me Bashkimin Evropian, ndërsa zëvendës i tij është emëruar Bojan Mafriçiq, i cili do të jetë njëherësh negociator teknik,  raporton gazeta KOHA.

Komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, do të arrijë nesër në Maqedoni, me çka fillon procesi i skriningut për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në bllokun evropian.

Sipas axhendës, Hahn do të ketë takime me kryeministrin Zoran Zaev, me kryetarin e Parlamentit,  Talat Xhaferi, dhe me me liderin e partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Raportohet se komisari Hahn do të ketë një takim me anëtarët e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane të Kuvendit të Maqedonisë. (r.m.)

Comment

*