Bunjaki: Kosova do t’i kalojë vendet e rajonit në “Euro 2020”

Prishtinë, 12 dhjetor 2016 – Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, pranon se mënyra se si ka luajtur Kosova në katër ndeshjet e para eliminatore dhe si do të vazhdojë të luajë deri në fund të ciklit eliminator për kampionatin botëror “Rusia 2018” është e rrezikshme.

Por, Bunjaki është goxha i bindur se, me gjithë startin e vështirë,  në ciklin kualifikues për “Euro 2020” Kosova do të jetë më e zhvilluar se përfaqësueset e rajonit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ai jep arsyetimet e tij për këtë vlerësim shumë optimist. Ndër të tjera, ai thotë se modeli që kanë zgjedhur për lojën e Kosovës i zhvillon më shpejt futbollistët.

“Mënyra se si luajmë ne është e rrezikshme, por kjo na zhvillon. E zhvillon lojtarin, pasi duhet guxim t’ia japësh hapësirë një 20-vjeçari të luajë kundër një kundërshtari që ka luajtur në kampionatin evropian. (r.m.)

Comment

*