Bunjaku paralajmëron largimin nga pozita e përzgjedhësit të përfaqësueses së Kosovës

Prishtinë, 8 shtator 2017 – Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaku, ka paralajmëruar tërheqjen nga kjo pozitë.

Ai ka thënë se është përpjekur të bëjë një punë të mirë, por arritjet e Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Bunjaku e ka bërë publik vendimin për largim në një konferencë shtypi bashkë me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Vokrri ka thënë se pas largimit të Bunjakut mbetet gjithçka e hapur, ngase ende nuk ka një vendim për zgjedhjen e seleksionuesit të ri.

Sidoqoftë, Bunjaku do të mbetet në pozitën e përzgjedhësit deri në mbarimin e kualifikimeve për botërorin 2018.

Kosova është në Grupin I të garave kualifikuese për Kampionatin Botëror, ku bëjnë pjesë edhe Kroacia, Turqia, Islanda, Ukraina dhe Finlanda.

Deri më tani, Kosova ndodhet në pozitën e fundit në tabelën e grupit, me vetëm 1 pikë. (r.m.)

Comment

*