Bushati në Uashington për takimin e koalicionit kundër ISIS-it

Takimi, njoftoi ministria e Jashtme në Tiranë, është organizuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati po zhvillon një vizitë zyrtare dy-ditore (20-22 mars 2017) në Uashington.

Vizita e zotit Bushati bëhet në kuadër të takimit të Koalicionit kundër Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë apo Levantit (ISIS/ISIL).

Takimi i koalicionit kundër ISIS-it ku bën pjesë Shqipëria, sikurse njoftoi ministria e Jashtme në Tiranë, është organizuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson.

Ministri Bushati do të ketë takime me personalitete të administratës së re amerikane, si edhe anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit.

Në fokus të vizitës do të jenë marrëdheniet dypalëshe, lufta kundër terrorizmit, siguria, zhvillimet e fundit në vend dhe roli i SHBA-së në rajon.

Comment

*