Busti i Eqrem Çabejt vendoset në kopshtin e Akademisë së Shkencave

Tiranë, 25 qershor 2018 – Busti i gjuhëtarit dhe albanologut të shquar shqiptar Eqrem Çabej u vendos në kopshtin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë, në Tiranë.

Në ceremoninë e inaugurimit ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili e vlerësoi lart figurën e Çabejt, por edhe busgtin e skkulptorit Hektor Dule.

“Është një rast posaçërisht i veçantë, që sprovon të gjithë eksperiencën e fjalëve të mbajtura përpara njerëzve, pasi, të flasësh shqip, për të nderuar një njeri aq të bukur sa Eqrem Çabej, përkushtimi dhe kontributi i të cilit për shqipen e ktheu përjetësisht në lartmadhërinë e shkencave albanologjike, është një sfidë më vete”, tha Rama, transmeton ABC News.

Ai tha se ka ardhur koha që publikut t’i rikthehet edhe doktoratura e Çabejt mbi etimologjinë e shqipes.

Rama e vlerësoi veprën e skulptorit Hektor Dule, të cilën e krahasoi me atë të bustit të Naim Frashërit, të realizuar nga Odise Paskali.

Busti i Eqrem Çabejt është i dyti në kopshtin e Akademisë së Shkencave, pas atij të Aleks Budës. (r.m.)

Comment

*