Buxheti i vitit 2019 parashikon rritje pagash në disa sektorë

Tiranë, 26 tetor 2018 – Qeveria e Shqipërisë e ka miratuar projekt-buxhetin e vitit 2019.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj nuk dha detaje për projekt-buxhetin, por deklaroi se vitin e ardhshëm, i cili do të jetë një vit zgjedhor, pritet të ketë rritje pagash edhe për punonjësit e burgjeve dhe për diplomatët. Sipas tij, rritje pagash do të ketë edhe për mjekët, për mësuesit dhe për ushtarakët.

“Në sistemin penitenciar përfitojnë 3,560 policë të burgjeve më një fond prej gati 200 milionë lekë në vit. Do të ketë një rritje të ndjeshme të pagave të diplomatëve shqiptarë me mbi 20 %.Ndërkohë edhe këtë vit nuk parashikohen investime të reja në infrastrukturë”, tha Ahmetaj, citon Ora News.tv.

Në projekt-buxhetin e vitit të ardhshëm nuk parashikohen investime të reja në infrastrukutrë.

“Vitin tjetër do të bëhet i kalueshëm dhe By Pass-i i Fierit dhe do të avancohet puna në By Pass-in e Vlorës, kurse në mars apo në prill do të bëhet plotësisht e kalueshme autostrada e Elbasanit, pas gjithë atij kalvari gabimesh në projektin e parë, ku kosto shkoi gati 40 për qind nga tenderimi fillestar”, tha Ahmeti.

Sipas tij, në sistemin shëndetësor do të jetë në vëmendje rehabilitimi i qendrave shëndetësore.

“Këtë vit do të kemi 100 qendra shëndetësore të rikonstruktuara. Mbarojmë sivjet 80, atë premtim që ka dhënë Kryeministri. Për vitin 2019 kemi 100 qendra të reja dhe deri në 2021 të 380 qendrat shëndetësore në Republikën e Shqipërisë do të jenë të rikonstruktuara”, tha ai.

Me rritje për vitin e ardhsëm është parashikuar edhe buxheti për arsimin.

Buxheti 2019 ka në fokus edhe financimin e krijimit të institucioneve të reja dhe ato të vetingut, me një fond prej 2.2 miliard lekësh. (r.m.)

Comment

*