Cakaj reagon lidhur me thirrjen e Veselit në Gjykatën Speciale

Tiranë, 7 nëntor 2019 – Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka reaguar lidhur me thirrjen e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, për intervistim në Gjykatën Speciale në Hagë.

Cakaj e ka cilësuar thirrjen e Veselit në Hagë “vazhdim i padrejtësive sistematike dhe qasjes së njëanshme ndaj UÇK-së dhe Kosovës”.

Ai ka kujtuar se është Serbia ajo që ka kryer krime lufte në Kosovë.

“Lufta e UÇK-së ka qenë historikisht e drejtë dhe e vetmja përgjigje ndaj përpjekjeve genocidiale të Serbisë ndaj popullit shqiptar të Kosovës. Serbia, vetëm në luftën e fundit në Kosovë, është përgjegjëse për vrasjen e me tepër se 12.000 shqiptarëve, për deportimin masiv të më shumë se një milion njerëzve dhe miliona dollarë dëme të luftës. Këto krime nuk janë kryer në baza individuale, por kanë qenë të sponsorizuara drejtëpërdrejtë nga aparati shtetëror i Serbisë”, ka shkruar Cakaj, në një postim në Facebook.

“Drejtësia selektive nuk është drejtësi! E, aq më pak proceset e nisura mbi paragjykime dhe të ndërtuara mbi të pavërteta!”, ka shkruar Cakaj.

“Kadri Veseli me shokë sot janë shumë më shumë se luftëtarë të lirisë: ata janë dëshmitarë të pastërtisë së kauzës për çlirimin e Kosovës!”, ka theksuar ai.

Postimi i plotë i Cakajt:

Thirrja për intervistim në Gjykatën Speciale në Hagë e Kadri Veselit është vetëm vazhdim i padrejtësive sistematike dhe qasjes së njëanshme ndaj UÇK-së dhe Kosovës në përgjithësi.

Lufta e UÇK-së ka qenë historikisht e drejtë dhe realisht, e vetmja përgjigje ndaj përpjekjeve gjenocidiale të Serbisë ndaj popullit shqiptar të Kosovës në përgjithësi.

Serbia, vetëm në luftën e fundit në Kosovë, është përgjegjëse për vrasjen e me tepër se 12.000 shqiptarëve, për deportimin masiv të më shumë se një milion njerëzve dhe miliona dollarë dëme të luftës. Këto krime nuk janë kryer në baza individuale por kanë qenë të sponsorizuara drejtëpërdrejtë nga aparati shtetëror i Serbisë.

Serbia ka dështuar tërësisht në adresimin e të kaluarës së saj kriminale dhe politikanët e paramilitarët e asaj kohe janë sot në krye të shtetit të Serbisë. Adresimi i krimeve të Serbisë është një prej faktorëve thelbësorë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Bota, ndërkaq, duhet të jetë shumë më e zëshme dhe më e qartë në kërkesën për llogaridhënie historike e vendosje të drejtësisë për bëmat monstruoze të Serbisë në Kosovë!

Drejtësia selektive nuk është drejtësi! E, aq më pak proceset e nisura mbi paragjykime dhe të ndërtuara mbi të pavërteta!

Kadri Veseli me shokë sot janë shumë më shumë se luftëtarë të lirisë: ata janë dëshmitarë të pastërtisë së kauzës për çlirimin e Kosovës!

 KRENAR ME USHTRINË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS

(r.m.)

One Response to “Cakaj reagon lidhur me thirrjen e Veselit në Gjykatën Speciale”

Read below or add a comment...

  1. Ismail says:

    Rralle ka koka te ndrituar kombetarisht e njerezisht,sic eshte Cakaj.te rralla jane personalitetet, qe kurdo, e per cka do qe flasinm, e thot te drejten objektive e te vertetetn reale.

Comment

*