Cakuli, Nimanbegu dhe Nika nënkryetarë te Forca e Re Demokratike

Këshilli qendror i Forcës së Re Demokratike të shqiptarëve etnikë në Malin e Zi zgjodhi tre nënkryetarë.

Për nënkryetarë të kësaj partie politike shqiptare u zgjodhën Genci Nimanbegu, Faik Nika dhe Xhaudet Cakuli.

Lider i Forcës është Nazif Cungu i cili në këtë funksion u zgjodh për të tretën herë në kongresin e partisë të mbajtur me 31 korrik të vitit të kaluar në Ulqin.

Sipas Statutit i cili u miratua në këtë Kuvend zgjedhor, kjo parti mund të ketë 6 nënkryetarë.

http://ul-info.com.

Comment

*