CAS-i tregon përse e refuzoi kërkesën e Serbisë lidhur me pranimin e Kosovës në UEFA

Lozanë, 24 janar 2017 – Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e ka sqaruar refuzimin e kërkesës së Serbisë për anulimin e vendimit për pranimin e Kosovës në UEFA.

CAS ka vlerësuar se Kosova kishte plotësuar kriteret për pranim dhe me të drejtë ishte pranuar në UEFA, në kongresin e mbajtur në muajin maj, në Budapest.

Ky është sqarimi i refuzimit të kësaj kërkese nga CAS-i:

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka refuzuar kërkesën e Federatës së Futbollit të Serbisë (FAS) kundër UEFA-s. FAS kishte kërkuar anulimin e rezolutës së kaluar në Kongresin e UEFA-s të mbajtur në Budapest më 3 maj 2016, në të cilën Federata e Futbollit të Kosovës u pranua si anëtarja e 55-të e UEFA-s.

Si rezultat, rezoluta mbetet në fuqi dhe pranimi i FFK-së si anëtare e UEFA-s konfirmohet. Në apelin e saj në CAS, FAS kishte deklaruar se UEFA ka thyer rregullat me pranimin e FFK-së si anëtare të rregullt dhe si pasojë kërkonte që vendimi të shpallej i pavlefshëm. Paneli i CAS-it që është marrë me këtë çështje ka vlerësuar se FAS-i kishte arsye për ankesë sepse Statusi i UEFA-s (Article 5 (1)) ishte i paqartë dhe kërkonte sqarime.

Dispozita e tillë thekson se anëtarësimi në UEFA është i hapur për federatat kombëtare të futbollit në kontinentin e Evropës, bazuar se një shtet duhet të njihet nga Kombet e Bashkuara si shtet i pavarur. Duke konsideruar se nuk ka njohje zyrtare të shteteve nga Kombet e Bashkuara, Paneli i CAS-it interpretoi Statusin e UEFA-s art. 5 (1) se territori në të cilën vepron një federatë e futbollit duhet të njihet nga shumica e anëtarëve të Kombeve të Bashkuara si “Shtet i pavarur”. Paneli i CAS-it ka gjetur se ky kusht ishte plotësuar në rastin e Kosovës dhe si konkluzion u përshtat me dëshirën e shumicës së federatave anëtare të UEFA-s që në kongres pranuan FFK-në si anëtare të re. Si pasojë, kërkesa e FAS-it është refuzuar.

(r.m.)

Comment

*