Ce soir (1939) / Faik Konica nga Uashingtoni: “Pushtuesit nuk do të arrijnë të shkatërrojnë as qeverinë time, as shpirtin e popullit tim.”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Prill 2018

“Ce soir” ka botuar, të hënën e 10 prillit 1939, në faqen n°3, deklaratën e patriotit shqiptar, Faik Konica, në lidhje me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste. Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë për publikun shqiptar, tekstin e gazetës franceze :

 

Një deklaratë nga Ministri i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara

Uashington, 9 prill. – Z. Faik Konica, Ministër i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, tha në një radio transmetim se qeveria e tij do të vazhdojë të ekzistojë, edhe nëse ai bëhej i padukshëm.

“Nuk do të arrijnë të shkatërrojnë as qeverinë time, as shpirtin e popullit tim.” – deklaroi ai, duke treguar se kishte për qëllim të mbante hapur legatën e Shqipërisë në Uashington.

Comment

*