Çelaj: LSI është forca që ka gjasa të marrë ekzekutivin dhe Kryeministrin

Në një takim me banorët e Oshtimës në Vlorë, deputeti i LSI Flamur Çelaj ka bashkëbiseduar për problemet e përditshme të zonës.

Çelaj u kërkoi banorëve të mos qëndrojnë pasiv, por të reagojnë duke u orientuar drejt subjektit të duhur politik që punon fort për qytetarët.

Deputeti i LSI, Flamur Çela, ishte në Oshtimë të Vlorës, ku ka bashkëbiseduar me banorët për problemet që ata ndeshen çdo ditë.

Çelaj u kërkoi banorëve të mos qëndrojnë pasiv por të reagojnë përmes votës për subjektin që punon për ta.

LSI tha Çelaj, është partia që i bën ëndrrat realitet.

Çela: Nëse duam që t’i vëmë gjërat përpara në këtë fshat duhet që më përpara të marrim pushtetin, ta konsolidojmë atë.

Forca politike ku unë bëj pjesë është ajo forcë që ka gjasa të marrë ekzekutivin, të marrë Kryeministrin.

Dhe të marrësh Kryeministrin do të thotë të jesh më afër të gjithë atyre mundësive që të ofron pushteti.

Deputeti më i ri i LSI, Flamur Çelaj, bashkë me takimet me banorët e Vlorës, ka nisur dhe edhe nje proçes paralel për shtimin e antarësimeve të reja.

/Oranews.tv/

Comment

*