Çelesi është ngadalësimi i përhapjes

Ruben Avxhiu

Perqindje shume e larte mbijetese.

 

Nga Ruben Avxhiu

23 mars, 2020

Shifrat nga shteti i New York-ut
20,875 raste me koronavirus
157 humbje jete (me pak se 1%)
2,635 te shtruar ne spital (me pak se 15%)
621 ne terapi intensive (me pak se 3%)
Nuk duhet pasur frike nga numrat. Krahasimisht njujorkezet jane me mire se shumica e vendeve te tjera.
I vetmi rrezik mbetet pakujdesia. Perhapja behet problem nese pershpejtohet. Nese permbyten spitalet dhe mjekeve u duhet te zgjedhin se kujt t’ia japin respiratorin e ke te lene te dergjet drejt vdekjes.
Çelesi eshte ngadalesimi i perhapjes. Sa kohe qe mbetet brenda kapaciteteve te sistemit shendetesor, mjeket do te mund te shpetojne deri ne 99% te rasteve, e me pak fat edhe me shume.
Mbani distance nga njerezit, lani duart sa me shpesh, nese jeni infektuar shanset jane qe nuk do te keni simptoma te renda. Veproni gjithmone sikur e keni dhe mos qendroni shume afer njerezve se mund t’ua ngjisni te tjereve. Nese kolliteni apo teshtini, mbuloni gojen. Mundesisht me menge, me krah.
Lani duart sapo mberrini ne shtepi. Kepucet lerini jashte. Shumica e grimcave qe permbajne virusin bien ne toke pas pak. Kepuca eshte me e aferta me to.
Mos e prekni fytyren. Kjo eshte shume e veshtire po perpiquni. Virusi merret vetem nga syte, hunda dhe goja. Nuk e ka te lehte te perhapet nese nuk e ndihmoni me duar.
E gjithe puna eshte te ulja e ritmit te perhapjes.
Ata qe kane me shume mundesi qe te te infektojne jane njerezit e shtepise, koleget e punes, me te cilet punoni ngjitur per ore te tera, shoqeria me te cilet shtrengoni duart, perqafoheni, bisedoni nga afer, grimcat e beshtymes qe njeriu i nxjerr kur flet dhe nuk duken.
Mbani “distance shoqerore”, ky eshte termi qe na mbyti keto dite.
Eshte e kuptoj qe eshte e veshtire per shqiptaret ta zbatojne. Nuk eshte ne kulturen tone. E kuptoj qe ka shume qe nuk bien dakord me masat paralizuese te ekonomise, me paranojen nga virusi etj.
Po une ju keshilloj te ndiqni vendimet e autoriteteve shendetesore te vendit ku jetoni. Nese keni mendime kunder e kundershtime, dergojani perfaqesuesve tuaj ne pushtetet legjislative, lokale e qendrore, te qeveria, organet e shendetit etj. Po kjo nuk zgjidhet me rebelim social.
Tregoni kujdes dhe mirekuptim, sidomos per hir te atyre qe kane probleme ekzistuese shendetesore e per te moshuarit. Ne New York, nje perqindje e madhe e te shtruarve ne spital kane qene nen 50 vjeç. Kjo tregon se ka shume perjashtime dhe ende ka shume per te kuptuar nga kjo semundje.
Ndiqni bisedat dhe intervistat me mjeket. Pyesni nese mundeni t’i kontaktoni. Edukojuni per te mesuar me shume per koronavirusin dhe per veten.
Mbi te gjitha gjeni nje gje qe t’ju mbaje trupin dhe mendjen aktive ne periudhe izolimi. Mos luani mendsh me lajme. Pakesoni leximin ne Facebook, Twitter e portale. Lexoni ndonje liber. Shikoni filma. Luani shah. Nese keni ndoje park afer dilni dhe vraponi. Ecni aty ku nuk ka njerez. Ka ushtrime fizike qe mund t’i beni ne shtepi. Gjeni ndonje video ne youtube. Merruni me gatime, rregullime shtepie, rendisni nga e para librat e bibliotekes, shkruajini letra te gjata dhe pa kuptim redaktorit te gazetes “Illyria”, riorganizoni albumin fotografik te familjes, filloni te mesoni nje gjuhe te huaj, sidomos nje qe nuk do t’ju duhet ndonjehere, hapeni ate librin qe e keni ne mes te bibliotekes dhe me te cilen mburreni, po qe ne fakt, nuk e keni lexuar ndonjehere, rikthejuni klasikeve te letersise, historianeve, humoristeve, e te gjithe atyre qe ju marrin per nje shetitje pertej realitetit distopik ku papritmas ka hyre bota. Dhe ndermjet ketyre, lani duart. Per 20 sekonda, per 30.

One Response to “Çelesi është ngadalësimi i përhapjes”

Read below or add a comment...

  1. Hope & Peace says:

    Material informativ mese i domosdoshem Ruben, filozofik, i kuptushem dhe inkujarues.
    Faleminderit
    Organizata e Gruas Hope & Peace

Comment

*