Cerar: Kosova dhe Serbia t’i zgjedhin kontestet me arbitrazh

Vjenë, 7 mars 2018 – Miro Cerar, kryeministër i Sllovenisë, në një intervistë për gazetën “Standard” të Vjenës, Kosovës e Serbisë u ka sugjeruar “modelin slloven” që problemet midis tyre t’i zgjidhin përmes arbitrazhit.

Ai ka deklaruar se Ballkani Perëndimor duhet të përfshihet në Bashkimin Europian, me kusht që kandidatët të përmbushin kushtet, përfshirë edhe kontestet kufitare, para se të pranohen.

Këto komente ai i ka bërë duke u përgjigjur në pyetjen nëse Serbia duhet të njohë osovën para se të anëtarësohet në Be, meqë sipas kësaj gazete “ky është problemi më i vështirë kufitar në rajon”.

Bëhet fjalë për çështje kufitare, vendet që nuk mund të arrijnë zgjidhje politike duhet të përdorin “modelin tonë” dhe problemet t’i zgjidhin me arbitrazh, meqë mënyrat e tjera të zgjidhjes së konflikteve do të jenë të rrezikshme”, është përgjigjur Cerar.

Ai është shprehur se me mospranimin e aktgjykimit të Gjykatës së Arbitrazhit (bëhet fjalë për kontestin kufitar) Kroacia dërgon mesazh të gabuar vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre të BE-së.

Sllovenia për këtë arsye do të procedojë kundër Kroacisë, fillimisht para Komisionit Europian, e pastaj para Gjykatës së Bashkimit Europian, në lidhje me kontestin kufitar, transmeton Koha.net. (r.m.)

One Response to “Cerar: Kosova dhe Serbia t’i zgjedhin kontestet me arbitrazh”

Read below or add a comment...

  1. Drmr says:

    Kosova ska problem me Malin E Zi…sepse 78 delegat jane pro…dhe 42 delegat jane kunder demarkacionit……..pra ky eshte problem i Kosoves me Kosoven.

Comment

*