Çështje martesore: Avokati përgjigjet

Avokati Kieran Both

Çeshtje të Emigracionit: Avokati Kieran Both në përgjigje të letrave të lexuesit: Çështje martesore

 

Një lexuese e jona na ka dërguar këtë letër: 

“ Unë jam shtetase amerikane. Kam dërguar në Emigracion dokumentat për bashkim me bashkëshortin(Form I-130 Petition for Alien Relative), mirëpo ai është në proces deportimi. Ne u martuam në 15 tetor 2017 ndërkohë që ai kishte marrë urdhër deportimi. Gjykatësi e shtyu seancën e dëgjimit në mënyrë që ne të bënim një intervistë.

Unë mora  një letër nga Shërbimi i Emigracionit(USCIS) që thosh:

‘Pasi ri-pamë tërësisht kërkesën tuaj dhe të gjitha evidencat shoqëruese ne mendojmë të mos e aprovojmë kërkesën tuaj. Ju nuk vërtetoni  dot që  martesa juaj  është e vlefshme pasi është bërë mbi bazën e dashurisë dhe  besimit reciprok.  Prandaj ne ju japim edhe 30 ditë brenda të cilave ju duhet të dorëzoni çdo evidencë bindëse ndaj vendimit tonë për refuzim të kërkeses suaj). Nëse nuk do të përgjigjeni brenda kësaj periudhe, kërkesa juaj do të refuzohet përfundimisht”.

Ju lutem na thoni se ç’duhet të bëjmë?

Ju falenderojmë

 KF, nga  Monclair, NJ

 

Përgjigje:

Ju keni marrë një letër paralajmëruese nga Emigracioni me prirje për të refuzuar kërkesën tuaj(Form I-130 Petition for Alien Relative). Kjo letër zyrtare në gjuhën legale quhet Notice of Intend to Deny(NOID). Ne ju sugjerojmë që të plotësoni  kërkesat që u shtrohen nga Emigracioni, brenda afatit të caktuar. Takohuni me avokatin tuaj dhe sigurohuni që i keni dorëzuar atij të gjitha dokumentat, dhe evidencat lidhur me martesën tuaj; Avokatit nuk duhet t’i mungojë asnjë dokument nga ju. Qëkurse jeni ju ajo që keni bërë kërkesë për bashkim bashkëshortin, ju keni barrën që të vërtetoni se martesa juaj është e ligjshme bazuar në besimin e dashuri reciproke, dhe nuk është bërë për favore të Emigracionit.

Ka mjaft lloje evidencash që provojnë qëllimin tuaj në kohën që u lidh martesa. Qëkurse ju u martuat në kohën që deportimi kishte hyrë në proces, rasti juaj është ndryshe nga rastet e martesave tipike. Dyshimet që i lindin Emigracionit janë për shkak se  disa martesa bëhen pikërisht për të evituar deportimin. Ligji kërkon që ju të provoni në mënyrë të qartë dhe me evidenca bindëse që në martesë është hyrë sinqerisht e vërtetsisht në akordancë me ligjet e vendit ku ka ndodhur martesa.

Dokumentat që duhen paraqitur si provë për një martesë reale duhet të jenë:

 

  • Dokumentacion që provon  pronësi të përbashkët të çiftit mbi pasurinë që kanë.
  • Dokumenta që përfshijnë  sigurinë e bashkëshortit/ bashkëshortes në listim.
  • Pagesa e përbashkët  e taksave.
  • Dokumenti i lisës së apartamentit që vërteton se aty jetojnë të dy.
  • Leje e makinës që ka të njejtën adresë shtëpie.
  • Dokumenta që dëshmojne burimet të përbashkëta financiare.
  • Certefikatat e lindjes së fëmijëve  të tyre.

 

Gjithashtu u sugjerojmë deklarata të miqve tuaj e familjarëve që u njohin mirë dhe kanë dijeni

për vërtetsinë e martesës suaj. Këtyre personave mund t’u kërkohet të dëshmojnë para përfaqsuesit  të emigracionit lidhur me deklaratën që kanë dhënë më shkrim. Deklaratat(affidavit) duhen bërë me betim, emrin e mbiemrin e personit që e bën, data e lindjes dhe adresën ku banon.

Çdo dokument tjetër që lidhet me martesën tuaj duhet dorëzuar. Gjithashtu  bëni kujdes t’i shikoni dy herë të gjitha dokumentat për t’u siguruara që janë në regull. Nëse bashkëshorti juaj ka hyrë me vizë në SHBA duhet të shikoni me vemendje formularin e aplikimit, informacion e  dhënë aty. Kini parasysh që në facebook dhe instagram mund të keni publikuar informacion që bie në kundërshtim me dokumentat që keni paraqitur në emigracion. Kjo do të qe me pasoja deri në ndalim të hyrjes në Amerikë.

Në qoftëse Emigracioni (USCIS) ju refuzon vizën, ju keni dy obcione nese doni t’i ndiqni. Të apeloni vendimin ose të aplikoni sërish. USCIS  zakonisht vendos mbi aplikimin e ri,në të cilin juve ju jepet mundësia të shtoni aty informacion shtesë . Kjo do të qe rrugë më e shpejtë,se sa apelimi.

 Ka ende mjaft për të mësuar rreth çështjeve martesore të kësaj natyre. Ju për këtë mund të hyni në internet në faqen e emigracionit në adresën www.uscis.gov

Qëllimi ynë është të ndihmojmë komunitetin shqiptar e në veçanti emigrantët e ri me informacion, për t’i aftësuar ata për të kërkuar ndihmë në mënyrë të pavarur. Ju ftojmë të i dërgoni pyetjet tuaja në email në adresën [email protected]

Comment

*