CESID parashikon fitore të sigurtë të Vuçiqit në zgjedhjet presidenciale

Beograd, 1 prill 2017 – Organizata për monitorimin e zgjedhjeve CESID parashikon fitoren e sigurtë të Aleksandar Vuçiqit në zgjedhjet për president të Serbisë, të cilat do të mbahen të dielën. Më 2 prill.

Bojan Klacar, nga CESID është i bindur se Vuçiqi mund të fitojë madje që në raundin e parë të zgjedhjeve.

“Askush nuk mund të jetë tjetër përveç Vuçiqit. Pikëpyetja më e madhe e zgjedhjeve është nëse do të fitojë në raundin e parë, pasi sondazhet e deritashme i sigurojnë atij mbi 50 për qind. Por, varet se çfarë votuesish do të dalin më shumë në zgjedhje”, ka thënë Klacar.

Vuçiqi, gjatë fushatës zgjedhore, e takoi kancelarën gjermane Angela Merkel, por vulën ia dha takimi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, një javë para zgjedhjeve.

Në garë për President të Serbisë kanë qenë 11 kandidatë, shumica prej të cilëve nuk e rrezikonë kandidaturën e vuçiqit, i cili konsiderohet si njeriu më i fortë në Serbi.

Serbia është një vend që aspiron Bashkimin Evropian, por synon edhe të ruajë lidhje të forta me Rusinë. Liderëve politikë të Serbisë nuk u pëlqen aspak të detyrohen të zgjedhin midis njërës apo tjetërs. Edhe kandidatët për president, ose së paku shumica prej tyre, i dëshirojnë të dyja njëkohësisht : bashkimin Evropian dhe Rusinë. (r.m.)

Comment

*