Çfarë duhet të dini ndërkohë që aplikimin tuaj e ka për shqyrtim Shërbimi i Emigracionit dhe i Nënshtetësisë së SHBA-së

Kieran Both

Çështje të Emigracionit: Për ju Avokati Kieran Both (na shkruani në shqip: [email protected])

 

Më poshtë po japim informacione që është mirë t’i dini, në rast se keni paraqitur një formular I-1485 për green card, dhe aplikimi i ka kaluar Shërbimit të Emigracionit dhe Nënshtetësisë së SHBA-së (USCIS-it).

 

Si të njoftoni USCIS-in për adresën tuaj të re

Në rast se keni ndërruar shtëpi, brenda 10 ditëve nga zhvendosja në shtëpinë e re, duhet t’i jepni USCIS-it adresën tuaj të re. Në rast se USCIS-i nuk e ka adresën tuaj të re, rrezikoni të mos merrni njoftime të rëndësishme që lidhen me çështjen tuaj. Fakti që keni vënë në dijeni Shërbimin Postar të SHBA-së lidhur me ndryshimin e adresës, nuk çon në përditësimin e adresës që i keni dhënë më parë USCIS-it. Për të mësuar se si ta ndryshoni adresën në internet, duhet të shkoni në faqen e ndryshimit të adresës në internet (Change of Address Information) https://www.uscis.gov/addresschange

 

Koha që nevojitet për shqyrtimin e çështjes

Mund të kontrolloni vetë se sa kohë i nevojitet mesatarisht një zyre të caktuar të USCIS-it për të shqyrtuar një formular I-485. Për më shumë informacion mund të shkoni në faqen e internetit në adresën  https://egov.uscis.gov/processing-times/  Në njoftimin përmes së cilit jeni njoftuar që emigracioni e ka marrë aplikimin tuaj, tregohet gjithashtu dhe se në cilën zyrë të USCIS-it po merret në shqyrtim çështja juaj. Numri që gjendet në atë njoftim (receipt number) është ai që duhet të fusni në sistem për të kontrolluar ecurinë e çështjes.

Nëse keni aplikuar për green card me bazë punësimin, për më shumë informacione mund të shkoni në faqen e të dhënave si dhe të pyetje-përgjigjeve që lidhen me emigracionin dhe nënshtetësinë (Pending Employment-Based Form I-485 Inventory) në adresën https://www.uscis.gov/archive/questions-and-answers-pending-employment-based-form-i-485-inventory

 

Përditësime lidhur me statusin e çështjes suaj

Nëse doni të dini për zhvillimet e reja që kanë të bëjnë me çështjen tuaj, mund të:

Shkoni në faqen e internetit Case Status Online, të vënë në dispozicionin tuaj nga USCIS-i, ku duke futur numrin që gjendet në njoftimin (formulari I-797C) që ju ka dërguar emigracioni për t’ju vënë në dijeni që e ka marrë formularin I-485 që keni paraqitur, mund të shihni në internet statusin e çështjes suaj. Në formularin I-797C, përveç numrit në fjalë, do të gjeni dhe datën kur është dërguar formulari juaj  https://egov.uscis.gov/casestatus/landing.do

Në rast se ka vonesa në shqyrtimin e çështjes suaj të cilat dalin jashtë kuadrit normal kohor që nevojitet për shqyrtim, mund të paraqisni një kërkesë përmes së cilës hetoni lidhur me ecurinë e çështjes  https://egov.uscis.gov/e-request/Intro.do

Aplikantët mund të telefojnë gjithashtu Qendrën e kontaktit të USCIS-it në numrin: 800-375-5283.  Në këtë rast është e nevojshme të dini paraprakisht informacionin që gjendet në njoftimin që ju ka dërguar emigracioni (receipt notice), si dhe disa të dhëna që gjenden në formularin tuaj I-485 si p.sh. data e lindjes dhe adresa. Përgatituni që të prisni gjatë në linjë përpara se të mund të flisni me dikë që mund t’ju ndihmojë. Për personat që nuk dëgjojnë, që kanë aftësi të kufizuara dëgjimi ose të foluri numri është: TTY 800-767-1833.

 

Nëse duhet të udhëtoni

Nëse duhet të largoheni përkohësisht nga SHBA-ja ndërkohë që jeni në pritje të një vendimi për formularin I-485 që keni paraqitur pranë emigracionit, ju lutemi, që për më shumë informacion të shihni udhëzimet që lidhen me formularin I-131, Application for Travel Document (Aplikimi për t’u pajisur me dokument udhëtimi) në adresën https://www.uscis.gov/i-131

Si rregull, nëse gjatë kohës që jeni në pritje të një vendimi lidhur me aplikimin për green card që keni paraqitur (formulari I-485), largoheni nga Shtetet e Bashkuara pa u pajisur paraprakisht me dokument udhëtimi, atëherë quhet që keni hequr dorë nga aplikimi juaj.

Nëse ju aprovohet kërkesa për green card, USCIS-i do t’ju dërgojë me postë “njoftimin e mirëseardhjes” dhe në vijim kartën e residencës së përhershme (green card-ën). Nëse ndërroni shtëpi përpara se t’ju vijë green card-a, duhet të bëni ndryshimin e adresën në internet ose të merrni në telefon qendrën e kontaktit të USCIS-it. Këtë qendër duhet ta kontaktoni edhe nëse ndodh një nga gjërat që po paraqesim më poshtë:

  • Keni marrë “njoftimin e mirëseardhjes” ose green card-ën, por mendoni që aty ka një gabim.
  • Kanë kaluar më shumë se 30 ditë që kur jeni bërë rezident i përhershëm, por nuk ju ka ardhur “njoftimi i mirëseardhjes”.
  • Keni pyetje lidhur me statusin tuaj të ri të rezidentit të përhershëm.

Nëse nuk ju është aprovuar kërkesa që keni paraqitur, atëherë do t’ju vijë një njoftim ku shpjegohet pse është marrë ky vendim. Në njoftim do t’ju shpjegohet gjithashtu edhe nëse mund ta apeloni vendimin. Me përjashtime të caktuara, mund të paraqisni mocione për rihapjen ose rimarrjen në shqyrtim të vendimit që është marrë për çështjen tuaj. Mundësia për apelim administrativ egziston vetëm për disa lloje të caktuara çështjesh. Nëse egziston mundësia për apelim ose paraqitje mocioni, udhëzimet se si të veproni për të shfrytëzuar ato mundësi, do t’i gjeni në vendimin në fjalë.

Qёllimi ynё ёshtё tё ndihmojmё komunitetin shqiptar dhe të bëjmë të mundur që emigrantёt të kenë informacionin e nevojshëm pёr tё kёrkuar ndihmё nё mёnyrё tё pavarur. Ju falenderojmë për komentet e vazhdueshme dhe do të përpiqemi t’i përgjigjemi pyetjeve tuaja në rubrikat e ardhshme. Adresa elektronike është [email protected]

Comment

*