Çfarë është politika e “Tolerancës zero” ?

Avokati Kieran Both

Rubrika  “Çeshtje të Emigracionit”: Avokati Kieran Both  për ju:

 

Në muajin Prill 2018,administrata e presidentit Tramp filloi zbatimin e politikës së “Tolerancës zero” e cila rezultoi në ndarjen e prindërve nga fëmijët, që mbërrinin në kufirin jugor të SHBA, duke hyrë në këtë vend ilegalisht midis pikave të hyrjes ligjore. Politika e tolerancës zero kërkon persekutimin e atyre që hynë në mënyrë  të paligjshme në kufirin amerikan duke evituar pikat e hyrjes ligjore. Këtu përfshihen edhe kërkuesit e azilit. Gjatë kohës që  ata ndodhen të arrestuar nga policia federale, dhe i nënshtrohen procesit strikt, fëmijët e tyre veçohen nga prindërit,  gjë që  krijon trauma në mes anëtarëve të familjes dhe thyen normat themelore të qëndrimit sëbashku si familje.

Më 20 qershor 2018, Presidenti Tramp lëshoi një urdhër ekzekutiv (EO) duke adresuar krizën e ndarjes familjare që kjo politikë shkaktoi, duke kërkuar zgjerimin e sipërfaqeve  të mbajtjes së  familjeve, e duke ripohuar  njëkohësisht angazhimin e tij ndaj politikës së “tolerancës zero”, përkundërdrejt shkeljeve kufitare, madje edhe për ata që kanë të drejtë të kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara.

Patrulla kufitare ka njoftuar se qëndrat e mbajtjes së familjarëve janë  mbushur plot dhe nuk ka hapësirë të mjaftushme për të përballuar “ardhjet”  e familjeve nga kufiri jugor, dhe për këtë arsye shumë familje do të lirohen  me premtimin për t’u kthyer sërish për seancat gjyqsore të dëgjimit. Për ndjekje penale për kalimin në mënyrë të paligjshme të kufirit do  të vazhdojnë të referohen vetëm të rriturit, dhe se fëmijët do të ndahen nga  ata në kufi nëse fëmija është në rrezik ose nëse i rrituri që e shoqëron ka një rekord kriminal. Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se pavarësisht nga politika e tolerancës zero,  e vërteta  është që qeveria nuk ka mundësi  të mbajë të  gjitha familjet që kalojnë përmes kufirit ilegalisht.

 

Cila është baza për politikën e  tolerancës zero

Në prill të vitit 2018, Prokurori i përgjithshëm  Sessions,orientoi që t’u jepej përparësi persekutimit të atyre kriminelëve që kishin thyer ligjet e Emigracionit  si dhe  përforcimit të politikës e re të  Tolerancës zero për shkeljen e ligjit federal që  ndalon njëherësh edhe përpjekjet për të hyrë ilegalisht në kufirin amerikan edhe hyrjen ilegale. Kjo politikë ishte në përgjigje të raportit të Departamentit të Sigurisë së Vendit (DHS) ku njoftohej një rritje prej 203% e numrit të shkeljeve të kufirit nga marsi 2017 deri në Mars  2018 dhe një rritje prej 37% nga Shkurti i 2018 deri në Mars të 2018, brenda një muaji, që s’ishte parë që nga viti 2011. Qëllimi i dukshëm i politikës së re ishte të ndalohej kalimi ilegal  i individëvë në këtë vend për të kërkuar azil . Nëse dënoheshin, këta individë do të kishin një rekord të përhershëm kriminal që do të influenconte negativisht në aplikimet e ardhshme për të fituar një status ligjor në SHBA.

 

Pse janë ndarë prindërit nga fëmijët e tyre?

Departamenti i Sigurisë së vendit(DHS) thotë se politika që ndan prindin nga fëmija (apo kujdestarin ligjor) bëhet  për disa arsye, duke përfshirë këtu edhe situatën  kur DHS  nuk mund të vërtetojë  që ata janë prindërit realë të fëmijëve, si dhe  kur DHS përcakton se një fëmijë mund të ndodhet në rrezik nga “prindi i supozuar “ ose “kujdestarin ligjor”, ose nëse një prind ose kujdestar ligjor është referuar për ndjekje penale, duke përfshirë këtu hyrjen e paligjshme në kufi.

 

Ku vendosen fëmijët?

Fëmijët që ndahen nga prindërit  ose(kujdestari i ligjshëm) i kalojnë Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve njerëzore-Zyra e  rivendosjes së refugjatëve(HSS ORR)

 

Çfarë ndodh më fëmijët që vihen nën kujdestarinë  e HHS ORR?

HSS ORR përgjigjet për fëmijët  duke përfshirë këtu kujdesin mjeksor. Shërbimet edukative, dëfrimi(lojra për të vegjëlit) si edhe HSS punon për t’u siguruar atyre sponsorë që kujdesen duke i marrë në familje.

 

Çfarë ndodh pas persekutimit të prindërve apo shoqëruesve të fëmijëve?

Prindërit ose kujdestari ligjor i fëmijës, që akuzohet për hyrje te paligjshme në kufirin amerikan transferohen nga Departamenti i Sigurisë së vendit (DHS) në Departamentin e Drejtësisë ku ai përballet me gjykatësin në seancën e dëgjimit për rastin e tij.Pas përfundimit  të procesit  këtu, ai kalon tek ICE për vazhdimin e procedurave  të emigracionit. Çdo individ që është  subjekt deportimi kërkon azil ose ndonje formë tjetër mbrojtje, apo çlirimi nga deportimi. Kjo është një e drejtë e tij dhe nuk ndryshon edhe pse ai u persekutua për hyrje te paligjshme.

HHS dhe ICE  mund te marrin masa për lehtësimin e ribashkimeve familjare, bashkimit të fëmijëve me sponsorët nëse sponsori potencial është i aftë të sigurojë mirëqenien fizike dhe mendore të fëmijës, dhe vepron  në përputhje me dëshirat e prindit ose kujdestarit ligjor.

 

Si mundet të komunikojë prindi me fëmijën ?

Për prindërit apo kujdestarët ligjorë ICE dhe HHS bashkëpunojnë që të rregullojnë një orar komunikimi me fëmijët, nëpërmjet video- bisedave, ose komunikimeve telefonike. Gjithashtu edhe midis metodave të mëposhtme:

HHS parent hotline( 24 orë në ditë, 7 ditët e javës në anglisht dhe spanjisht. Gjithashtu mund të përdoret e-mail i ORR për informacion në adresën : [email protected]

Individët mund të marrin informacion për raste të vecanta, për  ribashkim me fëmijët e tyre përmes mënyrës së mëposhtme:

ICE Call Center (nga E hëna- premte 8am-8pm EST)

Nëse telefononi nga jashtë qëndrës së mbajtjeve të fëmijëve, dial 9116# në plaftormën  e telefonatave  pa pagesë.

Via E-mail ICE at [email protected]

Ju inkurajojmë të konsultoheni me avokatë profesionalë të Emigracionit  në raste situatash të veçanta. Qëllimi ynë është të  ndihmojmë komunitetin shqiptarë dhe emigrantët e rinj për t’i aftësuar ata që të kërkojnë ndihmë në mënyrë të pavarur. Ju lutem na i dërgoni pyetjet tuaja në anglisht ose në shqip në adresën e e-mail tek [email protected]

 

 

 

Comment

*