Çfarë ndodh kur çështja e aplikantit mbyllet administrativisht

Avokati Kieran Both

Rubrika “Çeshtje të Emigracionit” : Avokati Kieran Both u përgjigjet pyetjeve të lexuesve:

 

Një lexues i gazetës na shkruan:

Në vitin 2016 unë isha në procedurë gjyqsore kur rasti im u mbyll administrativisht.  Nuk e di se çfarë do  të ndodhë në të ardhmen . 

PD

Bronx, NY

 

Në qoftëse avokati juaj ka komunikuar me gjykatësin e emigracionit për mundësinë e mbushjes të aplikimeve të tjera në emrin tuaj ,rasti juaj mund të jetë mbyllur pikërisht për këtë arsye. Nëse çështja ka marrë rrugë zgjidhje jashtë procesit gjyqsor, rasti juaj hiqet nga kalendari.Në këto raste avokati juaj i kërkon gjykatësit të emigracionit të ndërpresë procedurën gjyqsore.

Mbyllja e çështjes nga ana administrative nuk është status permanent.  Mbyllja administrative e çeshtjes nuk do të thotë që rasti juaj  ka përfunduar, ose që gjykatësi i emigracionit ka aprovuar çdo aplikim tjetër tuajin për qëndrim në SHBA.  Faktikisht ju mund të jeni ende në proces deportimi, por nuk do të ketë më seanca dëgjimore.Thjesht do të thotë që nuk do të ketë dëgjime të tjera, veçse nëse Departamenti i Sigurisë Kombëtare(DHS)i kërkon gjykatës në mënyrë specifike të planifikojë seancë dëgjimore për ju. Përsërisim që mbyllja administrative e çështjes suaj nuk u jep status legal. Eshtë thjesht  një lënie pezull e çështjes gjyqsore. Individët, çështja e të cilëve mbetet  pezull përkohësisht,  mund të vazhdojnë të jenë të ligjshëm për autorizim punësimi(EAD) të lëshuar gjatë shqyrtimit të aplikimit.

Mbyllja administrative e çeshtjes është përdorur shumë si formë e zgjidhjes prokuroriale, “prosecutorial discretion”  gjatë viteve të fundit të presidentit Obama.  Qeveria deklaroi se do të ofronte zgjidhje administrative për rastet me prioritet të ulët. Kjo do të thoshte që agjensitë e zbatimit të ligjeve, duke përfshirë këtu edhe emigracionin gëzonin autoritetin që të vendosnin se cilat raste t’i ndiqninn legalisht duke shpejtuar procesin, cilat t’i linin në pritje përkohësisht dhe  cilat t’i mbyllnin. Departamenti i Sigurisë së Vendit (DHS)   mbylli disa çështje të cilat  nuk i gjykonte të rëndësishme.  ICE (Immigration and Customs Enforcement) agjensia që ndjek rastet e emigrantëve   përdorte autoritetin e vet për t’i lënë në pritje disa raste me prioritet të ulët, me qëllim për të shpejtuar procesin në ato me prioritet më të lartë.

Në administratën e Trampit, kjo praktikë nuk funksionon më. Në fakt DHS po rivendos në kalendar rastet që më parë ishin të mbyllura administrativisht. DHS gjithashtu ka treguar që nuk do të mbyllë administrativisht, sistematikisht çeshtjet  si më parë, duke i dhënë mundësi individëve të kërkojnë ‘waivers’. Këto nuk do të aprovohen më nëqoftëse ata janë në procedura deportimi. DHS nuk do të marrë në konsideratë praktikën e “prosecutorial discretion”. Përderisa vendimet merren  duke gjykuar çdo rast  individualisht ICE duhet  t’i ndjekë ato deri në fund,dmth duke konkluduar përfundimisht për to. Kjo do të thotë që rezultati do të jetë ose aprovimi i aplikimit  të emigrantit ose  urdhër i deportimit për të.

Ne shpresojmë që DHS të bjerë dakort që vazhdimi i përdorimit të prosecutorial discretion është në interes të vendit. DHS është bërë më hezituese për përdorimin e kësaj praktike, madje ka deklaruar se do të përdoret shumë më pak se përpara. ICE nuk i specifikon kriteret për kalimin e çeshtjes për zgjidhje prokurorjale.Fakti që rastet do të ndiqen deri  në fund,deri ne konkludim, nuk ka të ngjarë që kërkesat për  te të aprovohen.DHS ka filluar të riverë në kalendar për gjykim rastet që kanë qenë mbyllur  për vite të tëra. Departamenti i Sigurisë kombëtare(DHS) mund të kërkojë të  viheni sërish në kalendar në çdo kohë, madje edhe vite më vonë edhe sikur t’u jetë dhënë ‘prosecutorial discretion’.

Nëqoftëse çeshtja juaj është mbyllur me qëllim që ju të ndiqni një veprim tjetër(psh një aplikim martese) dhe ju nuk veproni, ka shumë të ngjarë që Emigracioni ta shikojë këtë mungesë veprimi negativisht në të ardhmen. Ju keni detyrim të vazhdushëm të informoni gjykatën për çdo ndryshim adrese apo kontakti. Nëse nuk e bëni këtë, egziston mundësia e deportimit dhe nëse ju nuk paraqiteni atëhere çështja juaj do të rivendoset në kalendar.

 

Ç’po ndodh me programin DACA?

Ka fjalë që administrata e Trampit po merr në konsideratë mbylljen e programit DACA,që ishte në ndihmë të fëmijëve të emigrantëve pa dokumenta.Në qoftëse ata që janë përfshirë në këtë program ndodhen jashtë  , në udhëtime , janë të sugjeruar të kthehen në SHBA sa më shpejt që të kenë mundësi.

Qёllimi ynё ёshtё tё ndihmojmё komunitetin shqiptar dhe veçanërisht emigrantёt e rinj. Ne duam qё ata tё jenё nё gjendje tё kёrkojnё ndihmё profesionale ligjore nё mёnyrё tё pavarur.

Ju lutem vazhdoni tё na i dёrgoni pyetjet tuaja  nё adresёn tonё via e-mail [email protected]  në shqip ose  në anglisht

 

 

Comment

*