Çfarë po e pengon Kosovën ta sigurojë Kartonin e Gjelbër?

Prishtinë, 17 maj 2018 – Anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe numri i madh i automjeteve të paregjistruara, i cili arrin deri në 60 mijë, po e pengojnë vendin tonë që të sigurojë Kartonin e Gjelbër.

Kështu u tha në takimin konsultativ të Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të kosovës, i cili u mbodh për të gjetur një zgjidhje që Kosova ta marrë këtë karton, raporton KTV.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se është themeluar grupi punues që do të merret me çështjen që ka të bëjë me automjetet e pasiguruara.

Kurse drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Blerim Pushkolli, tha se çështja e veturave të paregjistruara ka qenë problem gjithmonë. Mirëpo, sipas tij, ekziston një zgjidhje alternative që Kosova të ketë marrëveshje me një shtet tjetër për ta mbuluar me Karton të Gjelbër, derisa t’i zgjidhë problemet e brendshme.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, tha se çështja e automjeteve ka qenë problem që nga fillimi. Mirëpo, sipas tij, ky problem mund të zgjidhet brenda 2 vjetësh. (r.m.)

Comment

*