Çfarë po kurdisin në Philadelphia dy koreografët Anxhel Goga dhe Enea Goga?

Akademia “Dreams House Dance Academy” ka hapur një emision shqip në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Philadelphia)
Dy themeluesit e akademisë e cila mban kurorën në Shqipëri “Dreams House Dance Academy”, kohëve të fundit na kanë bërë të gjithëve kuriozë me postimet e tyre.
Një lajm që po pushton instagramin dhe po përflitet kudo si në Shqipëri dhe jashtë saj.
Duket se akademia “Dreams House Dance Academy” ka hapur një emision shqip në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Philadelphia).
Emisioni ka për qëllim nxitjen e frymëzimin e shqiptarëve për të vlerësuar gjuhën e kulturën shqipe dhe bën të mundur që komuniteti shqiptar që ndodhet në SHBA e veçanërisht Philadelphia, të ndihet sa më pranë vendlindjes.
Ky emision do të transmetohet nëpërmjet platformave “TeleALBA” në Amerikë e Kanada dhe “NOVA MEDIA” në Europë.
Mbrëmja e ndërrimit të viteve do të shënojë dhe nisjen e këtij emisioni ku artistët, këngëtarët e aktorët më me influencë të momentit, kanë përcjellë urimet e tyre për festat e fundvitit.

Comment

*