Challandes emërohet përzgjedhës i kombëtares së Kosovës në futboll

Prishtinë, 2 mars 2018 – Federata e Futbollit e Kosovës emëroi Bernard Challandes përzgjedhës të ri të kombëtares.

Trajneri zviceran, 66 vjeç, nënshkroi kontratë dyvjeçare.

Ai e merr detyrën nga Albert Bunjaku, i cili ka dhënë dorëheqje vitin e kaluar, për shkak të rezultateve të dobëta.

Challandes, i cili ka qenë trajner i klubit zviceran “Basel”, ka arritur sot në Kosovë.

Ai është zotuar se do të punojë në interes të Kosovës dhe do të bëjë çmos të marrë në kombëtaren kosovare lojtarët e rinj me origjinë nga Kosova që bëjnë karrierë në Zvicër.

“Ata duhet të luajnë për Kosovën. Ata do t’i thërras këtu. Do të bëj edhe ‘luftë’ që ata të vijnë këtu tek ne dhe të luajnë për Kosovën. Ata na duhen këtu në Kosovë”, ka thënë Challandes, kur u pyet se cilin shtet duhet ta zgjedhin talentët kosovarë që jetojnë dhe luajnë në Zvicër. (r.m.)

Comment

*