Challandes: Ne jemi Kosova

Dublin, 2 dhjetor 2018 – Trajneri i kombëtares së Kosovës në furboll, Bernard Challandes, është shprehur i bindur se kjo përfaqësuese do të luftojë për gjithçka në Grupin A.

Në një prononcim lidhur me shortin për ndeshjet kualifikuese per EuRO 2010, nga Dublini, tekniku zvicerian tha se Kosova ra “në një grup të vështirë, por jo të pamundur”.

“Nuk është grup i lehtë, por ne jemi Kosova. Nuk mund të mendojmë se jemi në një grup të lehtë, pasi Anglia është skuadër shumë e fortë dhe këtë e dimë. Por, me skuadrat e tjera është e mundur. Kam besim në ekipin tim, i cili është shumë mirë para ndeshjes me Maqedoninë”, tha Challandes.

Kosova është në Grupin A, me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.

Nëse “Dardanët” nuk arrijnë ta sigurojnë kalimin në fazën finale të Kampionatit Europian përmes ndeshjeve kualifikuese, ajo do të zhvillojë një ndeshje direkte me Maqedoninë, në kuadrin e Ligës së Kombeve, si edhe me fituesin e ndeshjes Bellorusi – Gjeorgji, po në kuadrin e Ligës së Kombeve.

Comment

*