“Children of the Eagle” dhe mësimi online i gjuhës shqipe

Fëmijët e shkollës  shqipe ”Children of the Eagle” po e përjetojnë  ndryshe këtë  vit shkollor. Sikurse shumë privime të tjera edhe të mësuarit e gjuhës shqipe po ndodh në kushte të tjera, e megjithatë po ndodh duke plotësuar kështu një nevojë të fëmijëve shqiptarë në Amerikë  për të mos e harruar gjuhën e të parëve. Ishte deshira e tyre e mbeshtetur nga  vullneti i stafit të kesaj shkolle që mësimi i gjuhës shqipe t’i pershtatet këtij ritmi tjetër mjaft specifik  me privacione e mungese raportesh sociale por me mjete e menyra që bota femijnore i deshiron më shumë se cdo kush tjeter.

Ky është  një realitet i cili po vë  në provë  dashurinë për atë udhetim drejt mesimit shqip të cilin këta  nxenes e kanë kaq të dashur. Atyre u mungojnë ato organizime të perjavshme, veprimtaritë e kanceluara, takimet me miqtë dhe mësuesit por varianti online po funksionon normalisht.

E teksa komunikojme me Drita Gjongecaj, drejtuese e shkolles shqipe Children of the Eagle, informohemi se nxenesve jo vetem që u mungon shkolla shqipe por ata e duan atë dhe pikerisht kjo i ka nxitur Dritën dhe koleget e saj te ndjekin metoda alternative të cilat po japin rezultat duke e bërë mësimin e gjuhës shqipe pjesë të punës sistematike të fëmijëve të “Children of the Eagle”.

Dhe është  bukur kur vullnetet e femijeve nxiten dhe plotesohen për  të permbushur sadopak boten e tyre të bukur edhe pse ne kohe pandemie.

Le te ndjekim informacionin që Drita Gjongecaj dhe grupi i mesueseve ndanë me ne këto ditë maji.

“Mësimi online filloi me takimet në Zoom për të gjithë fëmijët e Children of the Eagle në të dy qendrat e saj, Bronx dhe Westchester.

Duke parë interesin e fëmijëve, kuptuam se kjo nuk ishte e mjaftueshme. Prandaj zgjodhëm platformën Google Classroom dhe krijuam klasa më vete në bazë të grup moshave dhe deri diku, të nivelit gjuhësor.

Mësueset Arjana Kurti, Holta Ahmataj dhe Ornela Hasandocaj  zhvillojnë mësimet drejtpërdrejt, në mënyrë interaktive. Duke qenë profesioniste të arsimit, dhe duke sjellë përvojën e cmuar të NYC DOE, ato përdorin platforma plotësuese dhe applikacione të ndryshme për të mundësuar që fëmijët të aktivizohen dhe shprehin  njohuritë e fituara  në formën e detyrave të cilat ata i postojnë online. Cdo nxënës ka një kod që është përcaktuar nga mësueset dhe u siguron jo vetëm qasje në mësimet online por edhe mundësinë për t’i postuar privatisht përgjigjet e tyre, paqartësitë, etj. Pra në një farë mënyre jemi përpjekur të ruajmë një lloj sistemi vlerësimi të njohurive që shërben në planifikimin e punës së mëtejshme.

Bashkëbisedimi, pyetje-përgjigjët dhe të shprehurit e ndjenjave në këto kohë të pazakonta janë pjesë e rëndësishme e orës së mësimit. Kjo bëhet me përdorimin e Flipgrid, Jamboard, Google Meet, e ndonjë tjetër.

Pjesa e fundit e orës i kushtohet anës letrare dhe muzikës; fëmijët recitojnë dhe mësojnë këngë të reja.

Edhe kjo metodologji do të mbahet mend për kohën në të cilën u aplikua si dhe për efektet e saj në këtë proçes të pandalshëm të të mësuarit, pavarësisht vështirësive”.

 

Marjana Bulku 

Drita Gjongecaj & ”Children of the Eagle”

 

 

 

 

 

Comment

*