“Cicavica Wind Farm 1. LLC” do të investojë mbi 100 milionë euro në Kosovë

Prishtinë, 30 dhjetor 2020 – Qeveria e Kosovës e ka miratuar sot vendimin që subjektit investues “Cicavica Ëind Farm 1. LLC” t’i jepet statusi i Investitorit Strategjik.

Këtij investitori i është dhënë ky status me rekomandim të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike, bazuar në rekomandimet e Grupit Operacional për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikacionit të investitorit.

Vlera e kapitalit të investimit strategjik në fushën e energjisë është 100 milionë e 620 mijë euro, ndërsa projekti do të realizohet brenda 5 vjetësh.

Ky projekt do të realizohet në zonat kadastrale Dubovc, Kollë, Shallc, Mihaliq, Bequk, Strofc dhe Zhilivodë të komunës së Vushtrrisë.

Pronat në të cilat do të bëhet investimi strategjik  janë në administrim të Komunës së Vushtrrisë dhe të Agjencionit të Pyjeve të Kosovës.

(r.m.)

Comment

*