“Çifti i hapur”: Premierë në New York për komunitetin shqiptaro-amerikan

“Çifti i Hapur” (The Open Couple) do të shfaqet në New York ekskluzivisht për komunitetin shqiptaro-amerikan.
Premiera e shfaqjes, me interpretimin e aktorëve të talentuar Vlora Nikçi dhe Armend Baloku, është ditën e mërkurë në 31 gusht, në 8:00pm, në një nga skenat e Producer’s Club Theater, në 358 W 44th St New York, NY 10036.
Shfaqjen mund ta ndiqni edhe në Më 1,2 dhe 3 shtator në 8:00pm.
“Çifti i hapur” u shkrua në 1983 nga dramaturgët e njohur bashkëshortë italianë Dario Fo dhe Franca Rame.
Meqenëse interesimi është i madh, organizatorët kanë preferuar që biletat të rezervohen në internet ne kete vegze:
https://goo.gl/XQJD2L
Do të ketë Afterparty pas shfaqjes.

Comment

*