Çikago nderon ditën e pavarësisë së Shqipërisë

Nga Skënder Karaçica

Me rastin e ditës së pavarësisë së Shqipërisë 28 Nëntori,sot në Çikago shoqatat shqiptaro-amerikane,veprimtarë,sportistë dhe mysafirë të shumtë të ftuar nga KSHA,u grit flamuri kuq e zi në qendrën Richard J Daley.

Në këtë ceremoni u bë intonimi i himnit shqiptar dhe atij amerikanë dhe me një minutë heshtjeje u nderuan dëshmorit e kombit që u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë dhe Kosovës.

Për historinë e shtetit dhe të kombit shqiptar që nga dita e pavarësisë dhe flamuri shqiptar në vitin 1912 në Vlorë,folën hoxhë Ejup Jakupi dhe prifti ortodoks shqiptar Kostadin Tuda, që kishin ardhur bashkë në kremtimin e festës së madhe kombëtare.Të dy prijësit fetarë u bënë thirrje diasporës shqiptare në Amerikën e lirë dhe demokratike,që fëmijët e tyre të rritën e të mësojnë gjuhën e bukur shqipe se vetëm kështu e nderojmë atdheun dhe kombin tonë.

Ndërsa kryetari i KSHA-së Gjaneto Harusha në fjalën e tij theksoj se ndër vite në Çikago është dëgjuar zëri i shqiptarëve për Shqipërinë dhe Kosovën,që në shekullin e kaluar dhe në fillim të këtij shekulli të ri është bërë shekulli për shqiptarët.

Në shenjë nderimi për ditën e pavarësisë në Çikago, ai shpaloj pjesë të kronikës historike të udhës së madhe që ka bërë kombi shqiptar për alfabetin e gjuhës shqipe në Kongresin e Manastirit(1908)si dhe dita e pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë.

Në këtë kremtim madhështor foli Teuta Sahatqija, ambasadore e Kosovës në Konsulatën e Përgjithshme në Nju Jork,që duke vënë në dukje historinë e diasporës shqiptare në Amerikë dhe angazhimi i saj në të gjitha lëvizjet kombëtare sot e kemi shtetin e lirë të Kosovës.

Për festën e pavarësisë dhe për flamurin kuq e zi dhe përgëzimet e diasporës nga qyteti në Çikago,folën Skënder Karaçica,Ilir Zenko, Arbër Ajeti,Suzan Rosenstein,kryetare e Odës Ekonomike Amerikë-Izrael dhe shqiptarja e vogël e veshur kuq e zi nga Kosova Elma Selimi që këndoj këngën për Shqipërinë dhe Flamurin.

Flamuri kombëtar mbeti duke valuar bashkë me flamurin e Amerikës dhe të shtetit të Ilinoisit,që shumë kalimtarë amerikanë në Çikago ndaleshin për të bërë fotografi nga kureshtjet dhe respekti i tyre.

Në orët e pasdites,ambasadorja Teuta Sahaqija e Ines Demiri, sekretare, të shoëqruar nga udhëheqja e SHSHA-së morën pjesë në punimet e Forumit Ekonomik Amerikë-Israel të organizuar nga Oda Ekonomike në prani të një numri të madh të botës së bisnesit,të universitetit dhe fushave tjera, që me interesim biseduan për çështjen e Kosovës në çastin aktual të zhvillimit ekonomik dhe të mundësive për investimet nga Amerika.

(Fotografitë nga Komuniteti Shqiptar në Illinois-Albanian Community of Illinois.)

Comment

*