Cikël poetik për Nënat me rastin e 8 Marsit / Nga: Lek Gjoka

lek-gjoka-11Qajnë Nënat

E gjora vjeshtë kishte shkuar për gjumë
e dehur nga ahengu i dasmave
qan,s’di pse qan kaq shumë
mos qan për natën e akujve?

Apo qan për krevatin bashkshortor të boshatisur
mëgjithëse kish lindur për në dashuri të stuhishme
por fryn shumë murlani i varfërisë
dhe dashuritë në mërgim i niste!.

Qan vjeshta me lot nënash
qan prej përmallimit më çurka lotësh dhe hëna
Ah për besë s’po rrej
në Shqipëri qajnë për bijtë mërgimtarë NËNAT….

 

Ah Nënë sa jete kemi që s’jemi parë

Sa jete kemi që s’jemi pare bashke
dhe mali i Velës dridhet prej mallit
ah Nënë sa i shijshem gjumi në dyshekun me kashte
edhe të ftohtin atehere e ngrohnim pranë zjarrit !..

Ah Nënë s’po të rrej jam yt birë
jam pulsi i jetës tende
por ika une për të vrare varferinë
ika nënë me ty në mendje !.

Atehere kur kembet putheshin me të ftohtin
dhe në shkolle mesoja ABC-ne
trishtimi rruges ma vrau të ngrohtin
por jo ngrohtësine tende nënë !.

Dhe ikja larg teje shume here
dhimbja lozte më kembet e mia
merzija frynte furishem si ere
e çdo dite prej mallit të mbinin thinja !.

Sa jete kemi që s’u pame bashke
me not se kaloj dot Lumin e Mallit
me telefon fola me Velën e Bardhë
as Vela mal s’ma shoi zjarrin !.

Nënë s’po të rrej me posten e ndjenjave
imazhin po ta nis
pritme Nënë ja ku erdha
por ti në mërgim kur do vish?

 

Prap vjen Nëna

Nënë, sa vite zëri yt
Nëpër telefon më s’vjen
Në parajsë lutesh përditë
që Jeta veç mbarësi t’na gjen!.

Nipat e mbesat imazhin tënd
Me ëndje e dëshirë e ledhatojnë
Të lindur në të huajin vend
N’ëndrra me ty gjithmonë bisedojnë.

Comment

*