Cilët këngëtarë nuk bënë kompromis me antivlera?

Prishtinë, 9 shtator 2016 –  “Duam hite dhe vetëm hite”, është kjo fjala që më së shpeshti dëgjohet nga këngëtarët shqiptarë, duke harruar se hit konsiderohet ai projekt që i reziston kohës dhe jo vetëm një sezoni brenda vitit.

Pavarësisht industrisë muzikore që është duke u zhvilluar aktualisht në Kosovë e Shqipëri, ka një numër të madh të artistëve që asnjëherë nuk kanë bërë kompromis kur është bërë fjalë për antivlera. Janë pikërisht këto personazhe që në skenë qëndruan duke sjellë muzikë të mirëfilltë, hite që mund të dëgjohen nga shumë gjenerata dhe jo vetëm gjatë një sezoni në vit.

E nisim me këngëtaren Eliza Hoxha e cila prej shumë shpejt do të publikojë një album me këngë të vjetra shqipe, pasi siç ka bërë të ditur për emisionin Express në KTV, ai tashmë është i gatshëm.

Karriera e saj muzikore ka arritur të ndërtohet vetëm falë këngëve të mirëfillta, të cilat kanë arritur t’i qëndrojnë kohës. Eliza Hoxha lirshëm mund të konsiderohet si një nga artistet më të kujdesshme në paraqitjet e saj publike, duke iu shmangur kështu në maksimum asaj që konsiderohet showbiz.

“Ende”, “Bëhu më trim”, “Kthehu”, “Ëndrrat”, “Pendimi”, “Me ritëm do të vallëzoj” e “Ti po shkon”, janë disa prej shumë e shumë këngëve të suksesshme të Hoxhës.

“Heshtja e kangës” ishte videoprojekti i fundit muzikor i këngëtares, që erdhi si një mbështetje për femrat e dhunuara seksualisht gjatë luftës së fundit në Kosovë. Që pas këtij projekt, ajo nuk ka ardhur me diçka të re. Mirëpo, këngëtarja e njohur ka projekte të gatshme të cilat pret t’i publikojë.

Ndryshe, Hoxha vazhdimisht shpreh shqetësimin e saj se si muzika sot është reduktuar vetëm në idenë e diskotekave dhe çlirimit të energjisë, dhe nuk është duke i kushtuar rëndësi fare tekstit, një nga elementet kryesore.

Ndërkohë, Eliza Hoxha ka të gatshme edhe projekte të tjera me këngë të saj. Kështu që na mbetet të presim deri tek lansimi i tyre. Ende pa u publikuar, një gjë dihet sigurt. Do t’i qëndroj besnike stilit që e ka karakterizuar gjithmonë.

Ndërsa Alma Bektashi, si një profesoreshë e muzikës, s’ka se si t’i përkrah disa prej krijimeve të viteve te fundit. Ajo gjithmonë ka qenë pro asaj që, qoftë edhe vetëm një projekt muzikor brenda vitit të mbajë gjallë në skenë, nëse ai projekt ka vlera muzikore e artistike.

Ndonëse prej kohësh nuk ka sjellë ndonjë këngë me videoklip, Alma vazhdon të jetë e angazhuar në muzikë në forma të ndryshme. Ajo ka qenë dhe mbetet një nga personazhet më mbresëlënëse të skenave koncertore dhe studiove televizive shqiptare, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri.

Më shumë se kudo, formimi i saj i plotë skenik dhe artistik shfaqet mjeshtërisht në skenën e “The Voice of Albania”. Ajo është pjesë e këtij spektakli si mentore që nga edicionin e parë, duke dhënë kontribut të madh në zbulimin e talenteve dhe zërave më të mirë që dëshirojnë të hynë në rrugën e muzikës.

“Do të pres”, “Më mungon”, “Nuk ka tjetër si ai”, “Eja ti” e “Zhgënjimi” janë vetëm disa prej këngëve që Bektashi solli dhe të cilat i rezistuan kohës.

Teksti i këngëve ka qenë tejet i rëndësishëm vite më parë kur është bërë fjalë për krijimin e një projekti të ri muzikor. Ai ka pasur kuptim, rrjedhshmëri logjike, e shumë domethënie.

Të tilla kanë qenë edhe tekstet e këngëve të Alksandër Gjokës. “Ditë dimri”, “Kuturu”, “Dashurisë së shkuar”, “Zemra e një gruaje”, “E dua dashurinë”, janë vetëm disa prej këngëve të cilat dëgjohen akoma, pavarësisht që janë publikuar vjet më parë.

Këngët e Gjokës, janë ripërpunuar e vazhdojnë të këndohen nga artistët e ardhur pas tij. Ndonëse i takon një gjenerate më të re, edhe këngëtarja Adelina Thaçi, bën pjesë po ashtu në këtë listë duke mos bërë asnjëherë kompromis, kur është bërë fjalë për antivlera në muzikë.

Projektet e saj muzikore kanë qenë më të rralla, por edhe përkushtimi maksimal po ashtu. Si këngëtare e skenave është cilësuar gjithmonë Thaçi, pasi për performanca live ka qenë në mesin e të parave. Ka kohë që Adelina nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor. I fundit nga ajo me videoklip ka qenë kënga me titull “S’du të lësh gjurmë”, e sjellë 6 vjet më parë. Një rikthim pati para dy vjetëve në “Kënga Magjike” me këngën “Po u mërzite”, të cilën nuk e vizualizojë më pas.

Ka edhe shumë artist të tjerë të cilët duket se nuk bëjnë kompromis, kur bëhet fjalë për antivlera në muzikë. S’kemi si të mos e përmendim Jerichon, Alban Skenderajn, grupin Troja, Leonora Jakupin, Marsela Cibukajn, Teuta Kurtin, Rona Nishliun, etj, transmeton Koha.net. (r.m.)

One Response to “Cilët këngëtarë nuk bënë kompromis me antivlera?”

Read below or add a comment...

  1. Vlera Muzikore says:

    Grupi Troja eshte nje antivlere muzikore…..ata as dijn qka eshte muzika. Poashtu Leonora Jakupi ka kenduar ne duet memnje shimpanz islamike Golld Ag…..nje antivlere kombetare maksimale dhe nje musliman.

Comment

*