Cili është ndryshimi midis vizës K-1 dhe vizës K-3?

Avokati Kieran Both

Emigracion: Avokati Kieran Both i përgjigjet lexuesve

 

Cili është ndryshimi midis vizës K-1 dhe vizës K-3?

KD

Greenwich, CT

Nëse jeni shtetas amerikan dhe keni ndërmend të martoheni me të fejuarën tuaj në SHBA, ju duhet të paraqisni një aplikim në Shërbimin e Emigracionit (USCIS) në emër të saj. Ky aplikim quhet “Peticion për të fejuarën e huaj” ( Form 1-129F). Vetëm ai që është shtetas i SHBA-së mund të plotësojë këtë formular për të fejuarën e tij. Viza quhet vizë K-1.

Nëse jeni shtetas i Shteteve të Bashkuara dhe keni paraqitur tashmë Formularin I-130, (Petition for Alien Relative) për bashkëshortin tuaj që banon jashtë vendit, gjithashtu mund të paraqisni një formular I-129F. Kjo është kërkesë për vizë K-3, dhe e lejon bashkëshorten tuaj të marrë vizë për të ardhur në SHBA, ndërkohë që jeni duke pritur të merret një vendim për formularin I-130. Kongresi kërkoi ta zgjidhte këtë problem duke krijuar vizën K-3 dhe K-4 për të shkurtuar kohën e procesit.Në të kaluarën, ju dhe anëtarët e familjes suaj qëndronin gjatë të ndarë duke pritur për marrjen e vendimit për Formularin I-130. Megjithatë, për shkak se USCIS tani merr më pak kohë për të gjykuar Formularin I-130, nevoja aktuale për viza K-3 dhe K-4 është e rrallë.

Duke marrë vizën K-1 me qëllim martese, ju obligoheni të martoheni me të fejuarën brenda 90 ditëve nga hyrja e saj në SHBA. Ju duhet të dëshmoni se jeni takuar /njohur personalisht brenda dy vjetëve nga paraqitja e Formularit I-129F dhe duhet të jepni një shpjegim të hollësishëm dhe dëshmi të vështirësive ose praktikave zakonore, kulturore ose shoqërore që i ndalonte takimet tuaja.

Nëse e fejuara juaj ka fëmijë të pamartuar që janë nën moshën 21 vjeç, ata mund të renditen në formularin I-129F dhe kanë të drejtë ta shoqërojnë nënën e tyre, dmth t’i bashkohen asaj. Duhet gjithashtu të dëshmoni që të dy të jeni të moshës ligjore për t’u martuar.

Nëse secili person kërkohet pëlqim i veçantë (si pëlqimi i prindërve) për martesën, duhet të dorëzohet dëshmi e pëlqimit ose lejes së prindërve tuaj. Përveç kësaj, secili prej jush duhet të paraqesë një deklaratë origjinale dhe kopje të dokumentave. Nëse ndonjëra palë ka qenë e martuar më parë, duhen dorëzuar kopje të dokumenteve që vërtetojnë që martesa është ndërprerë, (divorc). Përveç kësaj, nëse cilado palë është dënuar për krime të caktuara, ata duhet të dorëzojnë kopje të noterizuara të të gjitha dokumentave të gjykatës dhe policisë që tregojnë akuzat dhe dispozitat për çdo dënim. Kjo është e nevojshme edhe nëse të dhënat janë vulosur. Nëse ka ndonjë histori kriminale për secilën prej palëve, ne sugjerojmë që të konsultohet me një avokat me përvojë, para paraqitjes së Formularit I-129F.

Kur aplikimi të miratohet, e fejuara juaj duhet të shkojë në ambasadën e SHBA dhe të marrë vizën. Ajo do të intervistohet në ambasadë rreth marrëdhënies dhe qëllimit të saj për t’u martuar me ty. Kjo është një intervistë e rëndësishme dhe ju duhet të diskutoni marëdhënien tuaj të kaluar sëbashku, që të jeni të qartë për datat e rëndësishme të njohjes dhe ngjarjeve gjatë mardhënies tuaj dashurore. Këto data mund të përfshijnë ditën që takuat për herë të parë; vendi ku takuat; personi ose personat që ju kanë prezantuar; vendet tuaja të preferuara ku shkonit në takimet dashurore, etj. Zyrtari konsullor mund të bëjë shumë pyetje, kështu që duhet përgatitur mirë. Nëse ajo i thotë zyrtarit se prindërit e saj po e detyrojnë të martohet me ju, viza do të refuzohet. Kjo mund ta çojë zyrtarin të besojë se martesa mund të jetë rregulluar në këmbim të parave. Qëllimi për t’u martuar duhet të jetë objektivi i saj dhe i askujt tjetër.

Nëse aplikimi për vizë miratohet, të fejuarës suaj do t’i lejohet të hyjë në SHBA me vizë K-1. Ju duhet të martoheni brenda 90 ditëve nga dita kur ajo hyri në SHBA. Nëse martesa nuk ndodh brenda 90 ditëve ose ajo martohet me dikë tjetër, asaj do t’i kërkohet të largohet nga SHBA. USCIS e konsideron atë si jo-imigrante (“vizitor i përkohshëm për një qëllim të caktuar”) derisa të bëhet martesa. Përveç kësaj, ajo nuk mund të kërkojë një zgjatje të periudhës 90 ditore në SHBA. Përveç kësaj, ajo mund të hyjë në SHBA vetëm një herë me një vizë K-1. Nëse ajo largohet nga SHBA para se të martoheni, nuk mund të lejohet të kthehet në SHBA pa marrë vizë tjetër. Një person me vizë K-1 është i autorizuar të punojë, por duhet të paraqesë paraprakisht një aplikim për autorizim punësimi

Pasi të martoheni, e fejuara juaj mund të aplikojë për të qenë rezidente e përhershme nëse ajo ka qëllim të jetojë dhe të punojë përgjithmonë në SHBA. Ky aplikim quhet “Aplikimi për rregullimin e statusit “ (Formulari I-485). Nëse ajo nuk ka ndërmend të qëndrojë përgjithmonë në SHBA, ajo duhet të largohet nga SHBA brenda periudhës 90 ditore të përshkruar më sipër. Kur ajo të aplikojë për kartën e gjelbër, ajo gjithashtu do të jetë në gjendje të aplikojë për “advance parole” duke paraqitur Formularin I-131. Ajo lejohet të udhëtojë dhe të hyjë në SHBA ndërsa është duke pritur që aplikimi I-485 të kalojë procesin. Është e rëndësishme për të, që të jetë e pranishme në Shtetet e Bashkuara për kontrollet e bekgraundit të saj dhe gjurmët e gishtërinjve. Juve dhe gruas suaj gjithashtu do t’ju kërkohet të merrni pjesë në një intervistë të përbashkët që u thërret emigracioni.

Pas miratimit gruaja merr statusin e qëndrimit të kushtëzuar për dy vjet, kërkesa për heqjen e kushtit (Formati USCIS I-751) duhet të paraqitet brenda 90 ditëve para dyvjetorit të martesës

Ka shumë tema të tjera përreth martesës që aplikantët kanë nevojë t’i dijnë.

Këto çështje do të trajtohen në numrat e ardhshëm të kësaj rubrike. Nëse lexuesit tanë duan të mësojnë më shumë për vizën e të fejuarve ju lutemi të vizitoni faqen e internetit të USCIS në www.uscis.gov

Qëllimi ynë është që të ndihmojmë komunitetin shqiptar dhe emigrantët me informacion që të jenë në gjendje të kërkojnë ndihmë në mënyrë të pavarur. Inkurajojmë komentet dhe pyetjet tuaja. Ftojmë pyetjet tuaja në adresën tonë e-mail tek [email protected]

Comment

*