Cilin Donald Trump të besojmë?

Ruben Avxhiu

Ruben Avxhiu

Kandidati republikan zbut qendrimin ndaj emigrantëve të paligjshëm

 

“Nuk do të ketë qytetari për ta”, tha Donald Trump gjatë një takimi me zgjedhës të organizuar nga Sean Hannity i Fox News, “por ata do të paguajnë taksat mbrapsh taksat për rrogat që kanë marrë dhe ne do të punojmë me ta”.
Shkëmbimi ka shokuar edhe një herë mbështetësit që kanë duartrokitur dhe brohoritur me muaj me radhë premtimet e kandidatit republikan për president se do të deportojë të gjithë ata që janë pa dokumente në këtë vend.
“Do të jetë e dhimbshme, po jeta është shpesh e dhimbshme”, t=kishte thënë ai vitin e kaluar gjatë një interviste me NBC.
Fushata e tij kishte dhënë disa sinjale që nga fundjava se Trump do të zbuste qendrimin e tij për emigracionin, mirëpo vetë kandidati kishte këmbëngulur se nuk kishte ndonjë ndryshim qendrimi, duke qetësuar disi mbështetësit e tij fanatikë.
Tani fjalët zbutëse dhe “tradhëtare” vijnë nga vetë goja e kandidatit.
“Shiko, ne duhet të zbatojmë ligjet në vendin tonë”, tha ndër të tjera Trump. “Jap o pyes audiencën. E zëmë se keni dikë që është fantastik, që ka qenë këtu për një kohë shumë të gjatë – gjyqi i ka shkuar shumë gjatë, gjithshka shumë gjatë, me fjalë të tjera ta nxjerrim jashtë. A nuk duhet të ndjekim një proces apo mendoni se duhet t’i nxjrrim jashtë?”
Ai citoi një shembull hipotetik të një emigranti që ka hyrë në mënyrë të paligjshme 20 vjet më parë, por që ka “bërë një punë shumë të mirë dhe çdo gjë tjetër”.”Çfarë të bëjmë tani me të dhe familjen e tij. Ta nxjerrrim jashtë?”
Më e shokuara nga të gjithë është Ann Coulter, autorja superkonservatore dhe së fundi zëri më i fortë kundër emigracionit të paligjshëm dhe hispanik, në SHBA.
Pikërisht sot doli në dritë libri i saj i ri “In Trump We Trust” (Te Trumpi Besojmë), një lojë fjalësh me shprehjen e famshme që shkruhet në kartmonedhat amerikane, por duke zëvendësuar fjalën “Trump” me “Zot”.
Hapja e një shtegu për legalizmin e emograntëve pa dokumente ka qenë pikërisht pikëpamja që ka dëmtuar më shumë kandidatë të fuqishëm republikanë si Jeb Bush dhe Marco Rubio. Si mund të ndihen tani, ata që Trump po përqafon pikërisht vizionin e tyre të cilin e përbuzi dhe sulmoi gjatë zgjedhjeve brenda partisë.
Kandidatët shpesh ndryshojnë pikëpamjet e tyre kur kalojnë nga gara brendapartiake në atë kombëtare, mirëpo një ndryshim kaq kokëposhtë të çështjes më themelore të fushatës është diçka gati e paparë.
Një koalicion ndërkombëtar për të drejtat e emigrantëve dërgoi për median, duke përfshitë edhe gazetën shqiptaro-amerikane, “Illyria”, në New York, një deklaratë ku thihej se nuk i besonte lojërave të kandidatit Donald Trump që po përpiqet të mashtrojë votuesit etnikë që të votojnë për të. Koalicioni përsëriste mbështetjen e tij për Hillary Clinton.
Kandidatja demokrate kryeson në fakt në anketimet e opinionit publik dhe Trump ndonëse udhëheq mes amerikanëve të bardhë, po ndëshkohet shumë nga votat e pakicave, përfshi edhe hispanikët, një e treat e të cilëve normalisht mund të kishte votuar për Republikanët.
Kjo kthesë nga Trump mund të jetë duke u bërë për hir të këtyre numrave. Mirëpo, dikush nga të dy palët është duke u gënjyer. Ose ai nuk ka ndërmend të dëbojë emigrantët dhe thjesht ka luajtur lojën me antiemigracionistët ose ka ndërmend ta bëjë vërtet këtë kur të shkojë në Shtëpinë e Bardhë dhe vetëm është duke gënjyer hispanikët dhe komunitetet etnike që të sigurojë fitoren.
Cili Trump duhet besuar dhe cili grup votuesish është duke u mashtruar? Trump ka folur për më shumë se një vit se si do të bëjë deportimet. Këto dy muaj duhet të flasë më shumë se si do të punojë me organizatat e emigrantëve në bazë të vizionit të tij të ri.

Kush duhet të fitojë zgjedhjet presidenciale në SHBA?

  • Hillary Clinton (74%)
  • Donald Trump (18%)
  • Dikush tjetër (6%)
  • Nuk më intereson/Nuk e di (2%)

Loading ... Loading ...
Republican U.S. presidential nominee Donald Trump gives two thumbs up as he arrives to speak during the final session at the Republican National Convention in Cleveland, Ohio, U.S. July 21, 2016. REUTERS/Brian Snyder

Republican U.S. presidential nominee Donald Trump gives two thumbs up as he arrives to speak during the final session at the Republican National Convention in Cleveland, Ohio, U.S. July 21, 2016. REUTERS/Brian Snyder

 

Comment

*