Cjapi bën zbulim

Naum Prifti

Qe ishte cjap askush nuk dyshonte, sepse dukej qe nga koka deri tek thundrat. Por se do vinte nje dite qe ai t’i linte gojehapur te gjithe, kjo nuk ishte parashikuar madje as nga prinderit e tij.
Shkas iu be mjekra qe i mbiu nen gushe sapo filloi te rritej. Ne kohet e lashta dijetaret linin mjekren dhe leshin te rritej pas qejfit. Ata ishin aq te zene sa mbase nuk kishin nge te rruheshin, po, sikurse u verejt, mjekra u be tipar identifikues i njerezve te dijes dhe te shkences. Kaq e vertete ishte kjo dukuri, sa njerezit e asaj kohe me shume çmonin mjekren se mendjen dhe shpesh, kur donin te vinin ne dukje cilesite e jashtezakonshme te nje shkencetari e quanin te mjaftueshme te thoshin se deri ne ç’pike te gjoksit i arrinte mjekra, dhe gjatesia e saj eklipsonte studimet e veprat shkencore.

Vegim Cjapi nuk e leshoi mjekren qe t’u ngjante shkencetareve apo te imitonte pamjen e tyre te jashtme. Mëma natyrë ishte tekur te zgjidhte fisin e madh te cjapeve per t’i pajisur me mjeker dhe kerkush nuk mund ta vinte ne pyetje arsyen dhe burimin e kesaj dhurate gjenetike. Te gjithe e dinin funksionet e brireve te kaut, feckes se elefantit, dhjamit te fokes, leshit te dhenve, antenave te kermillit, ndersa mjekra e cjapit ishte nje lloj enigme ane e mbane botes. Si ne femijeri, ashtu edhe gjate studimeve te larta, Vegimi nuk ksihte treguar ndonje lloj zelli per shkencen. Mirepo te gjithe sa e shikonin verenin mjekren e tij ne forme pyke dhe peshperitnin me admirim e zili: “Mjeker shkencetari!”
Komentet dhe vleresimet per mjekren filluan te infiltronin ngadale te Vegimi. Kjo eshte ne natyren e cëpenjve. Meqe mjekra si ‘organ’ terhiqte me shume vemendje nga pjeset e tjera te trupit, u be qendra e kujdesit dhe higjenes ditore. E lante, e pastronte, e krasiste me gershere dhe nuk dilte kurre nga shtepia pa e krehur me kujdes para pasqyres cdo mengjes.
Ne zyren e tij ne nje institucion shkencor, ai kishte nje karrige te bute, tryeze te lemuar dhe madje edhe pamja clodhese te kopshtit nga dritarja prane kolltukut, kishte rroge te mire dhe kohe me bollek
Jeta e tij perqendrohej te kujdesi per mjekren dhe lemuarja e fijeve te buta e te bardha, vetem se e bezdiste pak ajo era e gjendrave te cjapit prandaj filloi te perdorte deodorante.
Pas nje kohe filluan peshperimat lart e poshte ne korridore dhe rrethe shkencore se Vegimi nuk po nxirrte asnje punim a studim. Disa filluan ta merrnin neper goje edhe mjekren e tij duke sugjeruar ta rruante fare, e disa te tjere thane se do te bente mire te ikte me gjithe mjekren e t’u lironte vendin dikujt qe e meritonin emrin e studiuesit.
Manoja, miku i tij, i vajti nje dite ne zyre, iu ul perballe dhe i foli:
-Po presim prej kohe ndonje punim serioz nga ju, Besoj se me kuptoni…
-Po ,- tha cjapi duke ferkuar mjekren.
-I keni te gjitha predispozitat per vepra shkencore…
-E drejte, – iu pergjigj ai dhe lemoi instiktivisht mjekren, -po ja punet e zyres…
-Dhe mundesisht hiqe zakonin e ferkimit te mjekren pas çdo fjale…-nuk ka lezet kur nuk ke ….
Sikur te mos kishte lesh mbi faqe, Manoja do vinte re perskuqjen e faqeve te cjapit.
Vegimi u krodh ne mendime te thella e te mundimshme. Te ishte nje llloj paralajmerimi. Fjalet ironike te Manos per mjekren dhe vakumin e studimeve shkencore te tij nuk i hiqeshin nga mendja. Donte te thellohej ne ndonje problem e te nxirrte nga mendja nje pune qe t’i mahniste te gjithe qe nga kanarinat qe s’u pushonte goja se cicerituri, e deri te deshet me kembore. Sa here i kishte gufuar zemra nga gezimi kur i shkonte mendja te ndonje zbulim i bujshem. Mirepo dilte se ato qe donte te zbulonte ai i kishin bere te tjeret kohe me pare. Sidoqofte, i entuziazmuar, hartonte projekte dhe fillonte hyrjen, mirepo, sa mbushte gjysme faqe frymezimi i avullonte dhe koka i zbrazej , mendimet i endeshin andej- kendej dhe ai e ndiente se djersitej e rropatej kot. Koka e tij, perveç ca gumezhitjeve pakuptim, nuk qe ne gjendje te nxirrte gje tjeter. Dhe keshtu mbetej ne hyrje te tempullit te shkences.

Me duart prapa doli ne dritare te priste t’i vinte frymezimi dhe u perpoq ta shtrydhte mendjen me fort. Ne kopsht pranvera kishte bujisur nga te gjitha anet. Natyra e tij prej cjapi po e ftonte ta braktiste zyren e te dilte perjasht. Gjithe farefisi i cëpenjve, qe s’e vritnin mendjen per probleme shkencore, tani po kullotnin te qete ne bjeshke e ne verri, duke keputur me dhembet e mprehte gjethe te njoma dhe fije bari, me zile, kembore e me ftujkat prane.
Mirepo, pas beharit vinte vjeshta, stuhi te ftohta e thellim, dite me shi e debore, i iku deshira per shkapetjet e lira.
Ate çast u kthye te ulej ne karrigen shteterore kur nga dritarja e hapur u ndie nje zhaurime flatrash e nje karkalec i gjelber, me krahe ngyre okre qe qendroi mbi tryezen e lemuar. Karkaleci kishte qendruar terthorazi, si per te treguar se qellimet e tij nuk qene agresive ndaj cjapit, qe po e verente.
“Ç’vizitor i merzitshem! Ç”deshi ky ketu?” mendoi Vegim Cjapi.
Tundimi i pare qe ta perzinte, po pastaj u ndal sepse nuk dihej se ç’drejtim mund te merrte karkaleci. Do t’i duhej ta ndiqte neper zyre dhe rrezik te behej qesharak po qe se do ta hynte dikush. Nje karkalec ne zyren e shokut Vegim do te behej shkak per gazmore te tjera. Me mire ta kapte pa u ndier dhe ta flakte jashte.
Karkaleci po nuhaste tryezen dhe nga sa dukej, s’po ndiente asngje qe t’i ngjallte interes. Eci mbi te si mbi nje piste akulli, dhe iu afrua servietes prej plastmasi ku mbante shkresat. As nga ato s’i erdhi ndonje ere terheqese.
“I dobishem apo i demshem eshte karkaleci?” pyeti cjapi veten dhe shpejt u befasua nga ideja qe i shkrepi menjehere. A kishte ndonje studim per karkalecet? A kishte menduar dikush te merrej me kete lloj insekti te arave dhe livadheve.
-“Veçorite biologjike, dobite dhe demet…” Teme e hatshme dhe me interes per bujqesine, vendosi sakaq Vegimi.
Karkaleci mbi tryeze kishte ardhur si me porosi nga lart, rasti me i mire per te bere nje studim. Madje zbulimet me te medha, siç na tregon historia, vijne ne menyre tekanjoze e te rastesishme.
Papritur e kapi frika se mos karkaleci i ikte dhe i shpetonte studimi nga duart. E mbertheu per krahesh dhe ndjeu nje kenaqesi t’i pershkonte gjithe trupin.
Pastaj u perqendrua shume dhe e verejti me kujdes. Ja trupi, krahet, kembet, goja, syte, antenat. Po veshet, ku i kishte veshet karkaleci. A thua te mos kete veshe karkaleci? Po atehere si degjon? pyeti veten cjapi.
Sapo i kaloi neper mend kjo pyetje e ndjeu se ndodhej ne prag te nje zbulimi. Duke mos e leshuar karkalecin, mbylli se pari dritaren, pastaj kyci edhe deren nga brenda. Tani mund t’i futej menjehere eksperimentimin praktik te zbulimit te kesaj te fshehte.
E vendosi karkalecin mbi tryeze dhe trokiti mbi suprine. Karkaleci u hodh nga cepi. Kjo ishte prove e padiskutueshme se ai i degjonte trokitjet. Atehere, cjapi ia keputi dy kembet e gjata dhe trokiti perseri. Heren e dyte karkaleci kerceu dy pellembe tutje. Ky eksperiment ishte e vetmja gje ne mendjen e tij. Me kujdes, i hoqi dy kembet e tjera dhe karkaleci mundi te hidhej veç nje çepirok. Duke ndjere nje dallge ngazellimi, cjapi ia hoqi edhe dy kembet e fundit dhe trokiti perseri mbi tavoline. Kete here karkaleci nuk luajti nga vendi.
Per te qene i sigurte, cjapi e perserit trokitjen me fort, por karkaleci nuk u tund.
Vegim Cjapi drejtoi trupin dhe ngriti koken lart. Mjekra e bardhe reflektoi ne suprinen e tryezes se tij, ndersa deklaroi me ze te larte: Karkaleci degjon me kembe!
Nuk mundi ta permbante veten dhe rrembeu telefonin te njoftonte rrethet shkencore per zbulimin e madh..

Comment

*