Cliff: Trepça është aset i Kosovës, s’ka përse të jetë temë e bisedës në Bruksel

Prishtinë, 24 janar 2015 – Trepça është aset i Kosovës. Ajo nuk pa pse të jetë temë e dialogut teknik në mes Beogradit dhe Prishtinës por duhet të zgjidhet brenda Kosovës, duke diskutuar me të gjitha palët e interesit. Nga kjo minierë mund të nxirren përqindje të shumta të zinkut e plumbit dhe shumë ekspertë, si nga Britania, Norvegjia e po ashtu edhe nga Gjermania, kanë vlerësuar që Trepça edhe në të ardhmen mund të jetë aset i suksesshëm.

Kështu ka deklaruar ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, në një ligjëratë të mbajtur për student të kolegjit AAB, në Prishtinë.

Ai ka thënë se Trepça mund të bëhet urë politike dhe ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe kosovarëve në jug dhe serbëve në veri.

Ambasadori britanik la folur edhe për protestën e thirrur nga organmizata “Thirrjet e nënave” dhe nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ka kujtuar se protestat bëjnë pjesë në të drejtat dhe liritë e njeriut, por ka theksuar se protestat nuk bën të kthehen kundër serbëve në Kosovë.

Ambasadori Cliff, gjatë ligjëratës, nuk ka lënë pa përmendur edhe migrimin illegal të shqiptarëve nga vendi. Ai ka thënë se kjo që po bëjnë ata nuk është gjë e mirë, dhe ka kujtuar edhe migrimin e viteve të ‘90-ta.

Aui ka thënë se Britania e Madhe do të vazhdojë të jetë mbështetëse e Kosovës, në mënyrë që kjo e fundit të njihet edhe nga ato shtete të cilat ende nuk e kanë njohur, raporton RTK. (r.m.)

Comment

*