Çmimi i energjisë elektrike mes propogandës dhe premtimeve

Eduard Elezi

Kohët e fundit po lakohet shumë çmimi i energjisë elektrike. Kjo është e kuptueshme sepse zyrtarisht kemi hyrë në fushatë. Qeveria do të luajë kartën e investimeve ndërsa opozita do të tregojë se reformat që do të bëjnë në sektor  do të reflektohet në faturën e konsumatorit final. Por ajo që është shumë e qartë është fakti se çmimi aktual i energjisë elektrike për qytetarët e Shqipërisë është një abuzim dhe zhvatje.

Duke iu referuar të gjitha të dhënave të raportuara nga shoqëritë publike ( KESH sh.a, OST sh.a, dhe OSHEE sh.a si hollding ) nga viti 2015 deri më 2020 tarifa për konsumatorin familjar duhet të ishte duke përfshirë TVSH që është 20%, çmimi në finale duhet të ishte në 7.5 lekë/ kvh. Pra të dhënat që vijnë nga shoqëritë publike, për energjinë në blerje dhe në shitje, do të ishte ky çmim.

Po çfarë ndodh nëse taksa për energjinë e konsumuar nga qytetarët do jetë 9%, ashtu siç është shprehur Partia Demokratike, në programin qeverisës,  atëherë çmimi i energjisë për familjarin do të ishte 7 lekë /kvh.

Qytetarët janë zhvatur me tarifën e cila asnjëherë nuk është analizuar nga qeverisja aktuale. Është zhvatur edhe biznesi me çmime abuzive duke mbyllur edhe mundësitë për të marrë furnizim nga tregu i lirë për shkak se tarifa për përdorimin e rrjetit të OSHEE sh.a janë abuzive të vendosura nga ERE.

Vetëm për përdorimin e këtij rrjeti tregtarët ( abonentët jo familjare) paguajnë 4.5 lekë / kvh. Kjo tarifë në vendet e rajonit nuk është më shumë se 1, apo 1.5 lekë/ kvh.  Zhvatje me ligje dhe në vendime të cilat janë bërë nga Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës si dhe Enti Rregullator i Energjisë.

Dhe në kushte normale lind pyetja se ku shkojnë paratë që mblidhen nga arkë. Ja një shembull konkret, për të qenë më të qartë.

KESH ka realizuar një investim në qytetin e Shkodrës. Investim për të rritur kapacitetet prodhuese publike. Kjo ishte ajo qe u deklarua në media. Natyrshëm lind pyetja, se pse duhej të ndërtohej brenda qytetit dhe çfarë fuqie do të kishte ky gjenerues i energjisë.

Shumë shpejt u bë e qartë se fuqia e tij është 2 KW kur ka ditë me diell. Madje inxhinierët e kanë pagëzuar me emrin “lulja e diellit”

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare  ka përgjegjësi ligjore të merren me problemet e funksionimit të TEC-it  Vlorë që qytetarëve shqiptarë iu ka kushtuar deri më tani 150 milionë euro dhe jo me “lulen e diellit”.

Korporata më e madhe në prodhimin e energjisë elektrike duhet të ndëmarrë politika me kompaninë prodhuese të Kosovës për të mundësuar një bashkëpunim për ndërtimin e gjeneruesit terma dhe një harmonizim të hidrove të asaj me termot, për të realizuar një hap në tregun e energjisë elektrike për dy vendet.

KESH duhet të krijojë kushtet paraprake për mundësimin e projekt- idesë së HEC-it të Skavicës. Këto janë sinjifikative për qytetarët shqiptarë .

Por s’ka rëndësi se cilat janë prioritetet dhe mundësitë e zhvillimit të sektorit, rëndësi ka që faturat e konsumatorëve të paguajnë “lulen e diellit”

Comment

*