Çmimi Nobel në Fizikë u ndahet tre shkencëtarëve

Stokholm, 2 tetor 2018 – Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka publikuar emrat e tre fituesve të Çmimit Nobel për Fizikë për vitin 2018.

Gjysma e çmimit i është ndarë shkenctarit Arthur Ashkin, për instrumentin optik të përdorimit të rezeve lazer në sistemet biologjike, kurse gjysma tjetër u është ndarë shkenctarve Gerard Mourou dhe Donna Strickland

“Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencace ka vendosur që çmimin e sivjetshëm Nobel për fizikën ta ndajë mes Arthur Ashkin, për instrumentin optik të përdorimit të rezeve lazer në sistemet biologjike. Gjysma tjetër e çmimit shkon për Gerard Mourou dhe Donna Strickland për metodën e gjenerimit të impulseve tejet të shkurtëra optike me intensitet të lartë ”, tha anëtari o fondacionit Nobel, profesor Goran K. Hanson.

Arthur Ashkin u zgjodh për shpikjen e të ashtuquajtutrës ‘piskatore optike’ që përdor rrezatimin e dritës për të krijuar një forcë që mund për të lëvizë fizikisht objektet. Dyshja Mourou dhe Strickland u nderua për një metodë të re që krijon pulse tejet të shkurta optike me intensitet të lartë, teknikë që përdoret në operacionet për korrigjimin e shikimit.

Të mërkurën do të njoftohet Çmimi Nobel për kimi dhe të premten ai për paqen. Çmimi për shkencën ekonomike do të njoftohet të hënën. Çmimi për letërsinë nuk do të ndahet këtë vit për shkak të një skandali seksual në Akademinë Suedeze.

Çmimi Nobel shoqërohet me një shpërblim prej 1.1 milion dollarësh.

(Zëri i Amerikës)

Comment

*