Jep dorëheqje ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley

Uashington, 9 tetor 2018 – Rrjeti teleciziv CNN raporton se ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, të martën.

Sipas burimeve të afërta me Shtëpinë e Bardhë, ambasadorja Haley ia ka dorëzuar dorëheqjen personalisht Presidentit Donald Trump.

Një zyrtar i lartë në Departamentin e Shtetit, zonja Haley i e ka njoftuar për dorëheqjen stafin e misionit amerikan në OKB

Presidenti Trump e ka njoftuar kabinetin e tij për dorëheqjen e zonjës Haley, të cilën e ka quajtur “mike” të tij.

“Njoftim i rëndësishëm me miken time Ambasadoren Nikki Haley në Zyrën Ovale në orën 10:30 paradite”, ka shkryar Trump në Twitter.

Presidenti Trump tha se zonja Haley ka qenë “mjaft e veçantë” për të dhe se ajo ka bërë “një punë fantastike”.

Ai tha se zonja Haley e kishte shprehur dëshirën për t’u larguar nga pozita e Ambasadores së SHBA-së në Kombet e Bashkuara rreth 6 muaj më parë dhe shtoi se ajo do të largohet nga kjo detyrë në fund të këtij viti. (r.m.)

Comment

*