Connecticut: Ngrihet flamuri kombëtar shqiptar në ndërtesën e Shtetit

Artur Vrekaj

Pasditen e datës 22 Nëntor 2019 autoritetet shtetërore të Konektikat me kërkesë të veprimtarit të komunitetit Shqiptar Artan Martinaj ngritën flamurin kombëtar në përkujtim të ditës së Flamurit dhe përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Flamuri kombëtar Shqiptar do të valëvitet në mes të flamurit kombëtar Amerikan dhe atij të shtetit Konektikat për një javë rresht.
Shqiptaro-Amerikanët që ngasin makinat në Hartford prej autostradës 1-84 kanë kënaqësinë të mrekullohen me pamjen madhështore të valëvitjes së flamurit kombëtar.
Ndërkohë, përditë shqiptaro-amerikanët, prindër e fëmijë ndalojnë tek ndërtesa e shtetit dhe legjislativit dhe fiksojnë në celularët e tyre këtë kujtim të paharruar.

Hartford, CT 23 Nëntor 2019.

Comment

*