“Contour Global” siguron paratë për ndërtimin e TC “Kosova e Re”

 

Prishtinë, 22 janar 2019 – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se përfaqësuesi i  “Contour Global” e ka njoftuar qeverinë se janë siguruar mjetet për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se në muajin shkurt do të përzgjidhet projekti financiar dhe teknik, kurse ndërtimi i termocentralit pritet të fillojë për pak muaj.

Sipas Haradinajr, ky investim do ta çojë në 7 për qind rritjen ekonomike në Kosovë.

“Një lajm i veçantë për sot është se investimi më i madh që nga paslufta në vlerë prej 1.3 miliard e ka pa dritën. Sot në Mbledhjen e Qeverisë nga përfaqësuesi i Contour Global jemi informuar se janë siguruar financat, në shkurt përzgjidhet projekti financiar dhe teknik për të proceduar në mars me punët e terrenit dhe për pak muaj edhe me ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”. Ky investim do të sjellë një revolucion në rritje ekonomike, i cili do të arrijë deri në 7%”, ka shkruar Haradinaj. (r.m.)

Comment

*