COVID-19, dita e parë me zero të vdekur në New York City

Nga Ruben Avxhiu

Autoritetet në New York City kanë deklaruar se gjatë 24 orëve të fundit nuk kanë shënuar asnjë të vdekur nga sëmundja e njohur me emrin COVID-19.

Kjo është hera e parë që nga 12 marsi që Qyteti nuk ka asnjë të vdekur nga virusi i Koronës që e kishte kthyer metropolin në epiqendrën më të goditur në botë, pas Ëuahnit në Kinë dhe Lombardisë në Itali.

Një zëdhënëse e bashkisë, Avery Cohen, lavdëroi njujorkezët që kishin zbatuar me rigorozitet masat e marra. “Me shpresë në horizont do të vijojmë të bëjmë çdo gjë që është e mundur për të rihapur me kujdes qytetin pa humbur vëmendjen nga përparimi që kemi bërë”.

Sipas planit të Bashkisë, faza e parë e rihapjes në New York City fillon në 8 qershor. Ndërkohë që shumica e biznesve dhe dyqaneve, shkollave dhe parqeve të lojërave mbeten të mbyllura, dhjetëra mijëra të rinj kanë sfiduar karantinën për të protestuar kundër policisë së Qytetit.

Autoritetet u janë lutur protestesve që të teston në një nga 150 pikat në New York City për të mos u bërë shkas që të rifillojë një vallë e dytë infektimesh pas këtij suksesi të dukshëm në uljen e të infektuarve.

Në fillim të prillit, mbi 500 vetë në ditë po vdisnin në New York City. Në total autoritetet thonë se 21,752 vetë kanë vdekur, nga të cilët 16,992 të konfirmuar dhe 4,760 të dyshuar. Këta të fundit janë numri që kalon vdekjet mesatare gjatë kësaj periudhe, por që nuk janë testuar për virusin.

Comment

*