“Crvena Zvezda” pritet me flamuj të Kosovës e të Shqipërisë në stadiumin e Helsinkit

Në ndeshjen që është duke u zhvilluar në Helsinki, mes skuadrës me po këtë emër dhe skuadrës serbe, Cërvena Zvezda, janë shënuar disa incidente.

Nëpër rrugët e kryeqytetit finlandez janë shënuar incidente mes tifozëve të të dyja skuadrave, ndërsa raportohet të ketë ndërhyrë edhe policia e atjeshme.

Ndërkaq, brenda tribunave, tifozët e “Zvezdës” kanë hasur në diçka që ndoshta edhe s’e kanë pritur kurrë, raporton Koha.net.

Në anën e tifozëve të skuadrës së Helsinkit janë shfaqur, si duket, dy shqiptarë, të cilët bartnin flamujt e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Kjo ka bërë që tifozët serbë në anën tjetër të tribunës të nisin koret e tyre raciste e ofenduese ndaj shqiptarëve.

Kjo është ndeshja kthyese në kuadër të Ligës së Kampionëve. Ndeshjen e parë, skuadra serbe e fitoi me rezultat 2-0 në shtëpi.

Comment

*