Ç’të keqe ka që Kuvendi të organizohet nga Komisioni Vatra?

Mithat Gashi

Mundesitë për t’u bashkue në nji Kuvend: Ç’të keqe ka që Kuvendi të organizohet nga Komisioni Vatra?

 

Nga Mithat Gashi

Po u jap nji pergjegje te shkurte disa personave qe kane reague ndaj shkrimit tim me titull: “Thirrje Vatranëve: Të Bashkohemi në nji Kuvend -Me drejtësi, matuni, dhe përgjegjësi.”

Qellimi i shkrimit tim ka qene qe te bashkohemi ne nji Kuvend.  Po e citoj perseri nji pjese te shkrimit tim:

“Mundesitë për t’u bashkue nën nji Kuvend me datën 25 prill 2020 janë të mundëshme. Antarët e Komisionit që përbahen prej shtatë vetëve e kane lanë nji derë hapun në mbledhjen që kanë ba me 21 dhjetor 2019 në Newburgh, që këtij Komisioni t’i shtohen edhe 2-3 vetë të tjerë dhe të bashkpunojnë për t’organizue Kuvendin me 25 prill 2020, apo po të bien dakord të caktojnë nji datë tjetër.

Po të jetë qellimi që të bahet nji Kuvend i rregullt, ç’të keqe ka që Kuvendi të organizohet nga Komisioni? Ç’të keqe ka që këtij Komisioni t’i bashkohen edhe 2-3 vetë të tjerë dhe te punojnë se bashku mbrenda harmonisë kombëtare për te vû Vatrën në hullinë që meriton?”

Kur te citohet Kanunorja, duhet t’i shikojme te gjitha nenet, dhe jo te citojme ato pjese që na pelqejnë.  Ata qe citojnë kanunoren, i pyes, në cilen kanunore jane mbeshtetë strukturat e Vatres keto dy vjetet e fundit?

Simbas nyjes 11, “Zyrtaret e Vatres jane:

-Nji Kryetar;

-nji Sekretar;

-Nji Arketar,

edhe katër Kontrollore.

Keta zyrtare  të bashkuar dhe formojnë një Komission të Qëndres dhe zgjidhen për nje mot nga Kuvndi i VATRES , kuvënt i cili eshtë nje mbledhje e përmotëshme e mbajtur nga Delegatët e Degeve të Vatrës.”

 

Ne 2017, Kryesia u formue me 11 antare.  Pra, Kryesia e ka shkele kete nyje qysh ne fillim me krijimin e saj, sepse ka perdore amandamentet qe ma vone i ka ç’fuqizue, apo ka refuzue t’i pranojë, tue mos pase parasyshe qe nji pjese e madhe e ketyne amandamenteve jane aprovue nga Kuvende te Vatres gjate nji shekulli. Prandaj, vetem nji Kuvend i rregullt mund t’i ç’fuqizojë keto amandamente. Jo nji kryetar, apo nji Kryesi.

 

Po te mos pranojme amandamentet 6c, dhe 11a (qe Kryesise i jep mandat dy-vjeçarë), at’herë duhet te pranojme nyjen 11 te Kanunores ku Kryesia ka mandat nji-vjeçarë.   Pyesim: Me cilen Kanunore ka funksionue Kryesia? Në historine e Vatres nuk ka pase raste te tilla ku Kryesia ka qene e paqarte se me cilen Kanunore funksionon. Gjathashtu, kur Kryesise i asht afrue skadimi i mandatit, Keshilli Drejtues, që asht organi ma i nalte mbas Kuvendit, ka aprovue shtymjen e Kuvendit, sikur ka ndodhe disa herë ne keto vjet qe une kam qene antar.  Argumentit qe Komisioni hapë rruge për raste te tjera në te ardhmen ku “te pakenaqurit” mund te krijojne komisione jashte strukturave te Vatres, i pergjegjemi. Nëse Kryesia lejon qe mandati i saj te skadohet, at’here asht detyrë e antareve të organizatës që të veprojnë.

 

Le të shpresojmë që vatranët do të gjejnë mundesitë që të dalin nga rreziku i ndamjes në dy Vatra. Mundësitë janë. Për ndryshe nji nga dy vatrat, me kalimin e kohës, do të zhduket.

Comment

*