Cuomo: Amerika të na ndihmojë sot, do t’ia kthejmë nderin nesër

30,811 raste ne shtet (285 te vdekur, me pak se 1%)
Prej tyre 17,856 ne New York City
3,805 te shtruar ne spital (12%) prej tyre 888 ne terapi intensive (3%).
Po ritmet e shitimit te numrit te te shtruarve ne spital jane ngadalesuar per te treten dite radhazi. Po dyfishohej çdo dy dite sipas ritmit te dielen, sot parashikohet dyfishimi i te shtruarve ne spital pas 4,7 diteve.
“Nuk e di nese eshte nje trend qe do te vazhdoje, po me mire ne kete drejtim sesa ne te kundertin.”
Kjo ka rendesi se New York-u si shtet ka 4,000 respiratore (ventilatore) dhe mund t’i nevojiten sipas specialisteve 30,000.
4,000 po ia dergon Shtepia e Bardhe, 7,000 i ka blere ne treg. Vijon perpjekja per gjetur te tjerat.
Për herë të parë, sot guvernatori Andrew Cuomo ishte falenderues ndaj Presidentit Trump dhe përmendi në veçanti dhëndrrin e Presidentit, Jared Kushner, për të cilin tha se është njujorkez dhe se po ndihmon për ndërmjetësimin për ndihmën.
Cuomo ka argumentuar se New York-u është njëfarësoj “e ardhmja e Amerikës”, në kuptimin që ajo që po ndodh sot në New York do vijojë më vonë nëpër SHBA. Rreth 60% e rasteve te reja ne vend jane nga ky shtet sipas nje raporti te permendur dje nga Shtepia e Bardhe.
Ai bëri thirrje që SHBA dhe shtetet e tjera të mos ia kursejnë ndihmën duke dhënë gjithshka që kanë New York-ut, që eshte sot vatra e koronavirusit ne vend. Kur vatra të jetë diku tjetër tha, ai, të gjitha mjetet që do të na dërgoni do t’i përcjellim atje. “Do të drejtoj personalisht dërgimin aty të mjeteve që na keni nisur”, tha Cuomo. (r.a.)

Comment

*