D614G ndihmon Koronavirusin të përhapet në mënyrë më efektive

Shtohen gjetjet që provojnë se mutacioni D614G ndihmon Koronavirusin të përhapet në mënyrë më efektive.

Kjo bën që pacientët e infektuar që mbartin këtë mutacion të jenë në gjendje të ‘shpërndajnë’ më shumë material gjenetik të virusit krahasuar me variantet që nuk e kanë këtë mutacion.

Të dhëna prej më shumë se 50,000 gjenomeve virale dhe provave eksperimentale të fundit, tregojnë se variantet e koronavirusit me mutacionin D614G janë kthyer në variantin dominant të koronavirusit në shumë rajone të botës.

Këto gjetje sugjerojnë ‘avantazh evolucionar’ të këtij mutacioni, i cili ‘stabilizon’ proteinat e ‘gjilpërës’ dhe shton infeksiozitetin e virusit (in vitro) duke u shoqëruar me nivele më të ulëta të ‘kufirit’ detektues në testin RT-PCR, gjë që indikon ngarkesë virale më të lartë te pacientët e infektuar me këtë variant.

Hulumtimet vazhdojnë dhe prova të tjera po dalin çdo ditë, duke pasuruar kuptueshmërinë shkencore mbi evolucionin gjenomik të SARS-CoV-2

Për më tepër informacion dhe për të thjeshtuar kuptueshmërinë e kompleksitetit të këtij transformimi të koronavirusit ekipi anti COVID-19 i HEDA Albania ka përpiluar një poster informues, me një gjuhë të përshtatur si për publikun ashtu edhe për profesionistët: https://www.heda.al/artikuj/varianti-i-sars-cov-2-me-mutacionin-qe-shkakton-perhapje-me-te-larte-po-dominon

Për virusin SARS-CoV-2, në Shqipëri dhe Kosovë, vetëm mund të supozojmë që i njëjti variant po qarkullon, pasi nuk ende asnjë sekuencim gjenomik.

Ekipi Anti COVID-19 i HEDA Albania

Comment

*