Daçiq e mbron Vulinin, ia tërheq vërejtjen ambasadorit amerikan

Beograd, 12 tetor 2017 – Zëvendës-Kryeministri e ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i ka dalë në mbrojtje ministrit të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i cili e ka madhuar ish-gjeneralin e ushtrisë serbe, Vladimir Llazareviq, i cili është dënuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës.

Njëkohësisht, ia ta tërhequr vërejtjen Ambasadorit të SHBA-ve në Serbi, Kyle Scott, për reagimin e tij lidhur me lavdatat që kishte thurur Vulin për ish-gjeneralin Llazareviq.

“Ambasadori amerikan në Beograd, si edhe të gjitheë ambasadorët tjerë, nuk do të duhej të përzihen në punët e brendshme të Serbisë. Ambasadorët tanë nuk e bëjnë këtë”, është shprehur Daçiq, transmeton gazeta beogradase “Danas”.

“Nuk i takon atij (ambasadorit Scott) të flasë për këtë, kurse edhe më pak për veprimet e ministrave. Ambasadorët tanë në botë nuk i komentojnë verprimet e ministrave”, ka shtuar ai.

Daçiq ka thënë se deklaratat e tilla të ministrit Vulin “nuk mund të rrezikojnë marrëdhëniet e Serbisë dhe SHBA-ve”.

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott, ka nxitur reagimin e shefit të diplomacisë serbe me një postim në rrjetin social Twitter, ku e kishte kritikuar qëndrimin e ministrit serb të mbrojtjes lidhur me një person të dënuar për krime lufte.

Ambasadori Scott ka tërhequr vërejtjen se përpjekjet disamujore për përmirësimin e imazhit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara “mund të shkatërrohen me një deklaratë të vetme”.

Ish-gjenerali i Ushtrisë së Serbisë, Vladimir Llazareviq, është dënuar me 14 vjet burg nga Tribunali i Hagës për Krime të Luftës, për mizoritë e kryera nga forcat e ushtrisë serbe në Kosovë në vitin 1999. (r.m.)

Comment

*