Daçiq i quan hipokritë kundështarët e ndarjes së Kosovës

Beograd, 10 gusht 2018 –Shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq, i ka quajtur hipokritë vendet që e kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe tani e kundërshtojnë ndarjen e saj.

“Si nuk kanë turp ata që flasin se nuk duhet të ketë tash ndryshim kufijsh, ata që na kanë bombarduar ne, për të rrënuar kufijtë tanë? Si nuk keni turp, hipokritë? Kjo vlen edhe për Maqedoninë, e cila e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe tash thotë se nuk ka ndryshim kufijsh”, ka thënë Daçiq.

Daçiq ka thënë se ndarjen e Kosovës e konsideron si zgjidhje të vetme për Kosovën dhe ka theksuar se kërkesa për ndarje nuk duhet të konsiderohet si dobësi e Serbisë.

‘Propozimi për ndarjen e territorit të Kosovës ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve është shprehje e vullnetit për gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi për Kosovën dhe nuk duhet të interpretohet si dobësi”, është shprehua ai.

Daçiq i ka bërë këto komente në një takim me gazetarë, në Beograd, pas takimit me zëdhënësen e ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusië, Maria Zakharova.

Sipas tij, për Rusinë është e pranueshme çdo gjë që është e pranueshme për Serbinë. (r.m.)

Comment

*