Daçiq: Ndarja e Kosovës është vetëm një prej ideve

Beograd, 13 gusht 2017 – Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot (e diel) se tani është herët të flitet për ndarjen e Kosovës dhe ka shtuar se ai e ka paraqitur këtë “vetëm si një prej ideve”.

“Tek ne ka më shumë të atillë që mendojnë se Kosova është humbur dhe se dialogu i brendshëm po bëhet për të pranuar Kosovën. Ky nuk është qëllimi i dialogut”, ka thënë Daçiq para gazetarëve, në shënimin e 14 vjetorit të vrasjes së fëmijëve serbë në Gorazhdevc të Pejës, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se Qeveria dhe as Presidenti aktual i Serbisë nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Daçiq ka thënë po ashtu se nuk ka as kufi mes Serbisë e Kosovës.

Duke folur për gjykatën ndërkombëtare për krime lufte në Kosovë, ai ka thënë se pret të nisin procedurat, por ka theksuar se kjo gjykatë “definitivisht nuk do të veprojë në përputhje me dëshirat dhe pritjet’ e serbëve.

Ai ka thënë se Tribunali i Hagës “pothuajse nuk e ka dënuar askënd për viktimat serbe” dhe  se pret që para gjykatës së re “të ketë më shumë drejtësi për viktimat serbe”.

Daçiq ka theksuar se nëse do të funksiononte drejtësia, shume prek politikanëve aktuale të Kosovës do të nxirren para saj,

“Nëse do të funksiononte në bazë të parimeve të drejtësisë, jam i sigurt që shumë prej politikanëve aktualë të Kosovës do të përfundonin para saj”, ka thënë ai.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Kosova nuk do të pranohet as në UNESCO.

“U duhen vota e ato nuk i kanë”, ka thënë Daçiq, duke bërë të ditur se Serbia i ka dërguar përfaqësuesit e saj në 27 shtete që të lobojnë kundër pranimit të Kosovës në UNESCO. (r.m.)

One Response to “Daçiq: Ndarja e Kosovës është vetëm një prej ideve”

Read below or add a comment...

  1. Fatbardh Doci S C, says:

    Cudi Europa me dy standarte.???
    u cuptua thenja e presidentit
    Vuziz Ishte nje fares me I hedhe
    Imazhe botes prendimkre.qe ”mos u
    merrin me kosoven.
    Si presidenti e min.p.jashtem nuk
    Duhet jetone me mitet e shkuelra.
    Shkecerisht Secret slave nuke Jane europjn
    Sllaetverdhen ne shekullin e VI BC pas kishtit.
    Ata sasimiluan popullsinbSgqiptare u
    Martian kryqezuanvdge ne genetic sllavet
    E stetem Jane me gjaks hqiptari ..
    Sot Kosovar esht njohure Si shtete,
    por europa ti vejne sanksione
    Serbice per caktimin e kufive
    Serbi Harroje shovinizine
    nderto marrdhenjje te Mira meshqiptaret
    Favenido S C.
    New York

Comment

*